Trajnimi “Mëso të kërkosh, të gjesh dhe të mbash një punë”

Trajnimi “Mëso të kërkosh, të gjesh dhe të mbash një punë”


 

Qendra ” Gratë në Shërbim Publik”, në përmbushje të misionit për fuqizimin e grave dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, starton këtë muaj një seri trajnimesh mbi edukimin joformal. Trajnimi i parë do të jetë me datë 26 dhe 27 Mars, ora 17:00-19:00, pranë sallës së konferencave të Iliria Butique Hotel.

Trajnimi “Mëso të kërkosh, të gjesh dhe të mbash një punë” do t’i ofrojë pjesëmarrësve njohuritë e duhura për t’u pregatitur mbi të ardhmen e tyre profesionale. Ky trajnim është i vlefshëm për të gjithë punëkërkuesit e të gjitha fushave dhe moshave.

Lexo: Ja sesi të jeni versioni më i mirë i vetes tuaj në punë

Ne rast se je duke kërkuar për punë dhe ke nevojë për ndihmë, ky trajnim do t’u garantojë suksesin në aplikimin e rradhës. Drejtuese të trajnimit do të jenë Anisa Bardhi dhe Erinda Skura.

Anisa Bardhi, bashkëthemeluese e WPS Albania, është shkolluar prej 8 vitesh në Londër dhe diplomuar në Menaxhim Hotelerie nga “Glion Institute of Higher Education”. E kthyer në Shqipëri, tashmë si një grua në biznes, Anisa ka tre vite që menaxhon biznesin familjar “Iliria Boutique Hotel”. Me kthimin e saj nga Anglia, fillimisht u angazhua me hapjen e barit studentor Nomad i cili sot gëzon një klientelë dhe staf besnik. Anisa është e apasionuar pas hotelerisë dhe zhvillimit të turizmit, prandaj dhe fokusi i saj kryesorë është trajnimi dhe mirëqënia e punëtorëve.

Përvojës së saj si menaxhere, rekrutuese dhe trajnere stafi i është shtuar dhe ajo e mësimdhënies dhe trajnimeve pranë Shollës së Kulinarisë Neranxi, mbi krijimin e CV-së, intervistave, zgjidhjes së konflikteve, bashkëpunimi në grup dhe kërkesat e punëdhënësit ndaj punëmarrësit, në bazë të pozicionit të punës. Anisa është personi i duhur për të ndihmuar çdo punëkërkues, si të kërkojë, gjejë dhe të mbajë punën ideale që i përshtatet aftësive të tyre.

Erinda Skura është diplomuar në nivelin Bachelor për Administrim të Politikave Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale si dhe për Master i Shkencave në Administrim Publik, Fakulteti Ekonomik. Që prej vitit 2013 ka qënë pjesë e institucioneve publike si Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Ministria e Mirëqenies Sociale. Ajo vjen edhe me një eksperiencë në sektorin privat si trajnere e burimeve njerëzore.

Që prej vitit 2017 është pjesë aktive e shoqërise civile duke ofruar kontribut në projekte të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare. Aktualisht punon si specialiste ndërmjetësimi, për grupet vulnerabël, duke ofruar trajnime për këshillimin e karrierës si dhe duke krijuar mundësi të reja punësimi përmes një rrjeti bashkëpunëtorësh, me qëllim integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Lexo: E ardhmja e punës sot është në çdo vend dhe në çdo kohë

Trajnimi do të zhvillohet në dy ditë dhe në përfundim pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesmarrje.

Temat që do trajtohen janë;

Dita e parë

  1. CV

1.1       Historiku i CV

1.2       Rregullat e arta për shkrimin e një CV

1.3       Ndryshimet dhe ngjashmëritë midis CV sipas formatit Europass dhe formatit amerikan.

1.4       Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjmë gjatë shkrimit të një CV.

1.5       Dërgimi me email i CV

1.6       Punë praktike mbi shkrimin e CV sipas formatit Europass.

 

  1. Letra e Motivimit

2.1       Çfarë është letra e motivimit

2.2       Rregulla të përgjithshme kur shkruajmë një letër motivimi.

2.3       Sruktura e letrës së motivimit.

2.4       Shëmbull i një letre motivimi.

 

  1. Letra e referencës

3.1       Çfarë është letra e referencës dhe kur përdoret ajo.

3.2       Struktura standarte e letrës së referencës.

3.3       Elementët që duhet të përfshijmë në një letër rekomandimi në mënyrë që ajo të evidentohet nga punëdhënësi potencial.

3.4       Shembull i një letre reference.

 

Dita e dytë;

  1. Intervista e punës

4.1       Tipet e ndryshme të intervistave

4.2       Çfarë duhet të bëni përpara, gjatë dhe pas një interviste

4.3       Struktura dhe disa pyetje që përdoren rëndom në intervista

4.4       Pyetjet dhe përgjigjet më të mira gjatë një interviste pune.

 

  1. Si të kërkojmë punë

5.1       Networku

5.2       Referencat

5.3       Website punësimi

5.4       Panairet e punës

5.5       Agjensitë e rekrutimit

5.6       Internship-et

Lexo: 5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë

Kostoja administrative e pjesmarrjes në trajnim për të dyja ditët është 30 mijë lek të vjetra (përfshirë certifikatën) dhe 20 mijë lek të vjetra për pjesmarrjen vetëm në ditën e parë.

Nëse sjell një mik nga tarifa juaj zbriten 5 mijë lek të vjetra ndësa nëse sjell dy miq të zbriten 10 mijë lek.

Numri i pjesmarrësve në trajnim do të jetë 30 persona, prandaj, të interesuarit, për efekt konfirmimi, të shkruajnë në adresën e emailit: wpsalbania@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0