Trajnimi i personalizuar "E Folura në Publik"

Trajnimi i personalizuar “E Folura në Publik”


Programi i zhvillimit konsiston (përshtatet sipas problematikave të personit që trajnohet) në:

1- Frymëmarrja dhe rëndësia që ajo ka në komunikim
2- Mbajtja e ritmit të duhur që tërheq vëmendjen e audiencës
3- Gjetja e rezonancës së zërit
4- Artikulimi i saktë dhe i plotë i fjalëve
5- Si të krijojmë vetësiguri para ngjitjes në skenë
6- Ushtrime që na ndihmojnë për largimin e emocioneve
7- Si të lëvizim dhe të qëndrojmë në skenë
8- Rëndësia e gjuhës së trupit

SHËNIM: Ky trajnim nuk është teorik. Çdo seancë ka ushtrime konkrete se si të perfeksionojmë të folurit.
Ne e trajtojmë komunikimin si një MUSKUL që duhet ushtruar për të qenë mjaftueshëm i fuqishëm.

Trajnimi bëhet nga ekspertja Arjeta Dhima, aktore dhe regjizore e specializuar dhe e trajnuar nga mentorë në Londër dhe Bruksel, për të sjellë në Shqipëri diçka tërësisht ndryshe por shumë të nevojshme për audiencën shqiptare.

Ndiqni videon për më shumë: 

Gjej guximin të zotërosh SKENËN, nëpërmjet zotërimit të FJALËS!

Për më shumë informacion:
Tel: 0672006777 & 0692760726

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0