TRAJNIM: Teknikat efektive të shitjes

TRAJNIM: Teknikat efektive të shitjes


“Si të kultivojmë & të mbyllim shitje të suksesshme” – 16 & 17 Mars

Objektivi i trainimit është të familjarizojë me mjeshtëritë e shitjes efektive pjesëmarrësit, në një mënyrë që mendësia e shitjes dhe qasja në shitje të jetë pjesë e një procesi origjinal sipas karakteristikave individuale të individit që performon në shitje, por që ndërkohë të fitohet vetëdije për procesin e shitjes si një proces i mirëfilltë psikologjik e profesional.

Trajnimi do të ofrojë një hartë të qartë të procesit të shitjes dhe kultivimin e komunikimit efektiv njerëzor me mendësinë për të realizuar shitje të sukseseshme, që sjellin si rrjedhojë kënaqësi në biznes dhe marrëdhënie afatgjatë të shëndetshme biznesi dhe zgjerim të tregut.

Individë apo drejtues të skuadrave të shitjes do të frymëzojnë dhe udhëheqin proceset në mënyrë më genuine, pasi vetëdija për rolin e mendësisë dhe qasjes në proces do të lehtësojë rezultatet e shitjes dhe optimizojë përpjekjet.

AUDIENCA

Përfaqësues të shitjeve, staf front line, menaxherë të shitjeve, drejtues të bizneseve, drejtues të marketingut, specialistë për përfaqësimin e produkteve dhe shitjeve direkte.

METODOLOGJIA

Një workshop-trajnim 2 ditor (nga 09:00 – 17:00) Ndërveprim ndëraktiv dhe diskutime në grup, punë në grup, prezantime. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

TRAJNUESJA

Elda Gjoka MSc- Sipërmarrëse, Folëse Motivuese, Praktikuese Reale në Sipërmarrjen e Shitjeve të Suksesshme. Mbi 17 vite eksperiencë, ka trajnuar mbi 2500 pjesëmarrës në fusha të ndryshme të industrisë dhe organizatave në fusha si: Komunikimi, Shitja, ToT, Menaxhimi i Konfliktit, Advokacia & Lobimi.

Për tu regjistruar shkarkoni dhe plotësoni formularin këtu.

Për pyetje apo/dhe informacione të tjera shkruani në adresën e emailit: trainings@genuine-effect.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0