Trajnim - Si të Rritni Shitjet? - Business Magazine Albania

Trajnim – Si të Rritni Shitjet?


Bëhuni pjesë e trajnimit “Si të Rritni Shitjet?” që organizohet nga EJ BUSINESS CONSULTING 30 Korrik 2018, në ora 16.00 – 20.00, në ambjentet e Tirana Business University.

Profesionistët e shitjes janë sot në Shqipëri dhe në botë ndoshta njerëzit më të kërkuar nga kompanitë dhe më të paguarit prej tyre.

Nëse dëshironi vërtetë të jeni një prej tyre, që kompanitë e mëdha të luftojnë për t’u patur në ekipin e vet, apo nëse jeni sipërmarrës që doni të rrisni shitjet e produkteve apo shërbimeve tuaja, ju duhet ta plotësoni më parë veten me njohuritë dhe aftësitë më bashkëkohore për të shitur dhe zhvilluar brandin tuaj personal si profesionist i shitjes.

Nurmi i pjesëmarrësve është i limituar. Pagesa për të marrë pjesë në trajnim është 5000 lekë.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen apo për t’u informuar lidhur me trajnimin kontaktoni në:

Nr tel: +355 67 20 32 205
Email: ejbusinessconsultant@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0