Trajnim “Procedurat e Rekrutimit"

Trajnim “Procedurat e Rekrutimit”


Moduli “REKRUTIMI si pjesë strategjike e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore “- Tema të lidhura me efektivitetin dhe njerëzit në biznes është një 12-orësh interaktivitet grupi në forma pune të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, testimit online dhe të drejtpërdrejtë gjatë trajnimit; punës në grup, angazhimi i shpeshtë në “role play” do të reflektojë detyra specifike në situata reale të modulit në biznes/organizatë.

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT

Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundësinë:

  • Të dijë / të bëhet e/i aftë të mësojë dikë tjetër (skuadrën pas saj/tij) si të zhvillojnë një intervistë të strukturuar, si në SME dhe koorporata.
  • Të dijë të përdorë teknika intervistimi dhe të mbajë kontrollin e procesit përzgjedhës.
  • Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji intervistimi të bazuara në sjelljen e aplikantëve.
  • Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji sigurimi suksesi të mirë-vendosjes në kompani të kandidatëve të përzgjedhur (sucessful onboarding).

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Të gjithë ata në kompani që iu kërkohet të kryejnë rekrutime në kompani.

CEO/drejtues/ pronarë të cilët aspirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre përzgjedhëse për stafin që punon direkt për ta.

Të sapo diplomuar nga universiteti, të cilët aspirojnë të futen në punë në manaxhimin, etj.

Trajnimi do të zhvillohet në datë 20 Mars, pranë ambjenteve të Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

Për më shumë informacion kontaktoni në:  Tel: + 355 (0) 45 800 934 dhe adresën e e-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0