Trajnim për Mjeshtërinë e Shitjes drejt Suksesit

Trajnim për Mjeshtërinë e Shitjes drejt Suksesit


Është kënaqësi që t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminarin ekskluzivme me temë, “Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejt Suksesit”. E kemi përzgjedhur këtë temë sepse ne besojmë që profesioni SHITËS është një nga profesionet më të guximshme në mjedisin e sotëm të biznesit.

Ky trajnim do të zhvillohet nga eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë mbi njëzet e pesë vite në shitje dhe bërje të biznesit me kompani të suksesshme.

Lexoni: Mjeshtëria e shitjes (2) – Shitja dhe blerja, si ndikon te ne

Kjo është një përvojë edukative dhe rrjetëzim njëditor i cili do të përgatisë shitësit për sfidat në punën e tyre dhe në të njëjtën kohë do t’i përgatisë ata për avancimin e karrierës së tyre.

Ky është një trajnim shumë praktik dhe zbavitës ku pjesëmarrësit dalin nga trajnimi të frymëzuar dhe të pajisur me strategji dhe mjete për të përshpejtuar ecurinë e punës me ndikim të menjëhershëm mbi veten, si dhe ndaj performancës dhe produktivitetit të punonjësve të tyre.

Trajnimi nuk është fokusi ynë i vetëm,sepse fokusi kryesor qëndron në ndryshimin e sjelljes dhe të shprehive.

Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:

• Si t’i rrisim shitjet dhe të dominojmë?
• Njohja e brendit nga punëtorët (Brand awareness )
• Promovimi në rrjetet sociale dhe si ju ndihmojnë rrjetet sociale për të fituar më shumë biznese,
• Takimi dhe negocimi me klientët,
• Menaxhimi efektiv i kohës,
• Gjuha e trupit,
• Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit dhe si blejnë njerëzit në Shekullin 21,
• Referenca,
• Mbyllja e shitjes dhe shumë të tjera.

Ky trajnim është për të gjithë ata që merren me shitje, posaçërisht për: stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjeve.

Lexoni: Mjeshtëria e shitjes (8): Ku po shkon tregtia online?

Është shumë i dobishëm për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim.

Gjatë trajnimit do të organizohet shumëllojshmëri të aktiviteteve. Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të organizojnë shitjet profesionale me një qasje të re, të kuptojnë kërkesat e klientëve të tyre dhe të komunikojnë në mënyrë e duhur me klientët.

Pjesëmarrësit do të pajisen me katalog të trajnimit që do t’i udhëheq më tej drejt rezultateve më të mira në shitje, edhe pas trajnimit.

Ky trajnim do të mbahet më 15 shtator, e premte në sallën e konferencave “Orion Conference Center” në Prishtinë.

Çmimi për pjesëmarrje është 125 euro ku përfshihet pjesëmarrja ditore, materialet punuese, kafe, ushqim, udhërrëfyesin në gjuhën shqipe për shitje, si dhe çdo njeri do të pajiset me certifikatë.

ME RËNDËSI: Biletat të cilat paguhen deri më11 shtator, do tëpërfitojnë ZBRITJE në nga 125 euro në vetëm 89 euro.

Afati i fundit për aplikim është 13 shtator ora 14:00.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, dhe vendet janë sipas rregullit “Vjen i pari – shërbehesh i pari.
Për më tepër anëtar të kompanisë apo institucioneve na kontaktoni për oferta adekuate.

Për çdo pyetje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni në +377 45 510 009 (Periudha kohore 09:00-17:00) ose përmes e-malit: sales@denisgafuri.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0