Trajnim për Liderët e Ardhshëm

Trajnim për Liderët e Ardhshëm


Harrojini dobësitë tuaja dhe përqëndrohuni në pikat e forta!

Çdo person është unik. Të gjithë kemi pikat tona të dobëta dhe të forta. Disa njerëz e kalojnë jetën në një punë të mërzitshme. Por nëse përcaktoni pikat tuaja të forta dhe përpiqeni të ndërtoni karrierën tuaj të së ardhmes bazuar në atë që dini të bëni më mirë, atëherë suksesi do t’ju hapë krahët! Kjo është një nga benefitet e të qënit Lider i Së Ardhmes.

Ftojmë të gjithë Liderët e së Ardhmes në Trajnimin për Liderat e Ardhshën në datat 2-7 Dhjetor 2018. Kjo do t’ju ndihmojë ta njihni veten më mirë dhe të gjeni atë që ju përshatet më shumë. Trajnimi do t’ju lejojë të përcaktoni avantazhet tuaja dhe si t’i përdorni pikat tuaja të forta.

Në këtë trajnim ne do të analizojmë personalitetin tuaj dhe do të përpiqemi të përcaktojmë pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Nëse puna juaj bazohet në dobësitë tuaja, me shumë mundësi asnjëherë nuk do të keni sukses. Gjithsesi, duke njohur pikat e tua të forta, ti mund të zgjedhësh një vend më të mirë për të punuar. Ti do të mund të planifikosh karrierën tënde të së ardhmes sipas aftësive që ke.

Kursi kushton 550 Euro dhe përfshin:
– Akomodimin (në Amsterdam)
– Kursin (ku përfshihen të gjitha kostot e materialeve)
– Vaktet (mëngjes, drekë dhe pushimet e kafes)

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit: http://uconsulting.nl/training-for-future-leaders-2/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0