Trajnim në Korçë nga AlbAcademy. Vijojnë regjistrimet - Business Magazine Albania

Trajnim në Korçë nga AlbAcademy. Vijojnë regjistrimet


Në muajin mars, dhjetra të rinj në Korçë mund të bëhen pjesë e trajnimit që të organizuar nga AlbAcademy, kompania e re e Albpastrim.

Regjistrimet për trajnim janë ende të hapura.

Trajnimi i këtij kursi do të zhvillohet për 8 ditë (me 32 orë trajnimi gjithsej). Me trajnime dy ditë në javë, kursi do të zgjasë 1 muaj.

Synimi i trajnimit

• Rritje të kapaciteteve të shkollave profesionale/hotel-turizmit duke zbatuar kurrikulat e reja.

• Inkorporimi i housekeeping si një kurs i veçantë me zyrat e punësimit në bashkëpunim me Ministrinë/zyrat e punës.

• Trajnimi i menaxhereve në hotele, të cilët do të trajnojnë më pas stafin e ri, me qëllim që të rrisin kapacitetin profesional.

• Rritje e performancës së shërbimeve në hotele për të ofruar një shërbim më të mirë për të rritur kënaqësinë e klientit dhe për të pasur një klient besnik dhe të ardhura më të larta.

• Të zhvillohet një kulturë tjetër duke hapur kurse profesionale për të rritur punësimin në sektorin turistik, ku kërkesat janë të larta, por ka mungesë profesionalizmi.

Temat:

Hyrje në personelin e pastrimit

Etika dhe komunikimi

Materialet dhe produktet që duhet të përdoren në pastrim

Pastrimi i hapësirave publike

Pastrimi i dhomave

Siguria e personelit në punë

Kush mund të bëhet pjesë e trajnimit?

Të rinjtë në moshën 19-45 vjeç

Të rinjtë e rikthyer nga emigracioni

Gratë e papuna

Të papunët

Punonjësit në hotele dhe restotante

Grupet me përparësi sociale

Përfitimet

1. Menaxhimi cilësor i pastrimit dhe ulja e kostove

2. Përmirësimi menaxhimit të burimeve njerëzore dhe motivimi i punonjësve

3. Përcaktimi i standardeve etike të biznesit

4. Zhvillimi një kulture ndryshe në menaxhimin e biznesit

5. Shkëmbim eksperiencash

Personat që do të marrin pjesë në trajnim do të pajisen me certifikatë.

Për regjistrime ju mund të shkruani në info@albpastrim.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0