Trajnim: "Menaxhimi i Burimeve Njerëzore" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon kursin 6 mujor (Shtator 2018 – Shkurt 2019) me temë “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”

Tema për muajin Nëntor: Rekrutimi dhe seleksionimi i punonjësve

Çfarë nevojitet për rekrutimin e punonjësve?

b. Analiza e rekrutimeve të sakta/gabuara, nga brenda dhe jashtë biznesit
c. Vendimet që sjellin marrjet/prurjet e suksesshme dhe të dështuara
d. Procesi hap pas hapi i seleksionimit të punonjësit të ri
e. Kompetencat dhe përkthimi i tyre në procesin përzgjedhës
f. Intervistimi sjellor vs situatave “what if…”
g. Praktikë në krijimin e sistemit intervistues sjellor
h. Intervistimi dhe CV/Përshkrimi punës

Hapi 1: Çfarë duhet dhe nuk duhet bërë gjatë intervistimit – Ligji dhe morali
Hapi 2: Përzgjedhja – “it takes a village”
Hapi 3: (skicë) Plani operacional i zbatimit të tyre/ Hartë me stacionet për mirëpritjen në kompani (për
suksesin ose dështimin e gjithë procesit)

Qëllimi final: Pajisja e pjesëmarrësve në trajnim me aftësitë e duhura për REKRUTIMIN
(seleksionimi) si pjesë strategjike e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Temat gjatë muajve në vazhdim:
Muaji Dhjetor: Vendosja e objektivave në lidhje me pagën/etj,
Muaji Janar: Kontratat e punës, ligji dhe procedurat
Muaji Shkurt: Vlerësimi i Performancës / marrja e masave disiplinore

Lektore
Elida Motro-Iljazi është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës. Elida vazhdon studimet kërkimore të doktoraturës në Vjenë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Eisenstadt në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Kjo erdhi pasi ka përfituar Certifikatën-Master nga Cornell University në New York për Studimet në Burimet Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe një B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Në vitin 2016-2017 ajo ishte lektore dhe pikë kontakti për Shqipërinë për programin ndërkombëtar të qeverisë suedeze për zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vitesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT me pjesëmarrës nga 5 vende të Europës.

Kontakt: Ornela Sulce
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Tel: +355 (0) 45 800 934

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0