Trajnim: Marketingu në Agroturizëm dhe Turizmin Rural - Business Magazine Albania

Trajnim: Marketingu në Agroturizëm dhe Turizmin Rural


CEED Shqipëri, si pjesë e zbatimit të projektit “Agroturizmi në Shqipëri”, i mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Suedisë ju fton në trajnimin me “Marketingu në Agroturizëm dhe Turizmin Rural”, i cili do të mbahet në datën 23 Korrik 2019, ora 09:30 – 16:30 në Hotel Rozafa, Shkodër.

Workshop-i do të mbahet nga:

– Pjesa I: “Krijimi i mundësive në agrobiznes dhe zhvillimi i turizmit rural” – Znj. Ardiola Alikaj, Eksperte në Turizëm. Do të fokusohet gjatë trajnimit në: Vlerësimi i nevojave për trajnim; Trashëgimia Kulturore; Mikpritja dhe Udhëzimet Turistike; Ndërtimi i kapaciteteve të zinxhirit të vlerës së turizmit.

– Pjesa II: “Identiteti territorial si leva e marketingut për agroturizmin” – Znj. Jonida Shano, Eksperte në Marketing dhe Komunikim. Do të fokusohet gjatë trajnimit në: Marketing Destinacioni, Menaxhim i Ciklit të Projektit, Branding, Planifikim Eventesh.

Ky trajnim synon kryesisht të promovojë një figurë të re profesionale të përfshirë në Turizmin Rural, të aftë për të krijuar vlerë të shtuar, duke zhvilluar rolin shumëfunksional dhe promovimin e karakteristikave të shquara të territorit rural.

Personat e interesuar mund të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në: [email protected] deri në datën 19 Korrik 2019.

Trajnimi është i hapur për ata persona të lidhur me Turizmin Rural dhe Agroturizmin.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0