Trajnim: Inteligjenca Emocionale & Suksesi - Business Magazine Albania

Trajnim: Inteligjenca Emocionale & Suksesi


Kur themi njeri i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë. Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm, por jo vetëm. Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koefiçenti i inteligjencës së tij, një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtetë njeri të suksesshëm është inteligjenca emocionale për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njëri prej nesh mund ta zotërojë.

  • Çfarë është inteligjenca emocionale?
  • Si mund ta rrisim atë?
  • Për çfarë na shërben ajo?

Qëllimi trajnimit është që tregut të punës t’i ofrojmë kandidatë kualitativ për pozitat që ata kërkojnë dhe njëkohësisht t’i përgatisim të gjithë të interesuarit që t’i plotësojnë kushtet bazë për të qenë të suksesshëm në punë.

Aftësitë intelektuale nevojiten për të kryer aktivitetet mendore, sa më lartë të ngrihet në përgjegjësi brenda organizatës, aq më tepër inteligjencë emocionale i duhet individit për të kryer punën me sukses.

Aplikimi: Dërgo EMER,MBIEMER, PROFESION, CEL në https://bit.ly/2EU5Y1s
Kohëzgjatja: Datë 27 Janar 2019, Ora 10:00-13:00
Vendodhja: Komiteti Kafe Muzeum, Tiranë
Pagesa: 1000 lekë (të reja)

Mund të marrin pjesë në trajnim të interesuar të moshës 18-40 vjeç.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit pajisen me certifikatë pjesëmarrje.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0