Trajnim: "Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi”


Vjen për herë të fundit më 24 Shkurt pasi kërkesat ishin të shumta, por vendet e limituara, trajnimi “Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi” pranë ambienteve të Tirana Business University.

Kur themi njeri i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë. Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm, por jo vetëm. Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koefiçenti i inteligjencës së tij, një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtet njeri të suksesshëm është inteligjenca emocionale për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njeri prej nesh mund ta zotërojë.

  • Çfarë është inteligjenca emocionale?
  • Si mund ta rrisim atë?
  • Për çfarë na shërben ajo?

Qëllimi trajnimit është që tregut të punës t’i ofrojmë kandidatë kualitativë për pozitat që ata kërkojnë dhe njëkohësisht t’i përgatisim të gjithë të interesuarit që t’i plotësojnë kushtet bazë për të qenë të suksesshëm në punë.

Aftësitë intelektuale nevojiten për të kryer aktivitetet mendore dhe sa më lartë të ngrihet në përgjegjësi brenda organizatës, aq më tepër inteligjencë emocionale i duhet individit për të kryer punën me sukses.

Aplikimi: Dërgo Emër, Mbiemër, Profesionin dhe numër kontakti në info.aset@yahoo.com
Data: 24 Shkurt 2018, ora 09:30 – 14:00
Vendodhja: Tirana Business University, Rruga e Kavajës
Pagesa: 2.000 leke (të reja)
– 25% zbritje për studentet e TBU, pra 1.500 lekë (të reja)

Mund të marrin pjesë të interesuar të moshës 18-40 vjeç. Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarresit pajisen me certifikatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0