Trajnim "Anglishte Biznesi" - Business Magazine Albania

Trajnim “Anglishte Biznesi”


LEKTORE: Znj. Erin Doak

DATAT: 11-12-13 Dhjetor 2017

ORARI: 16:45-20:30

Ky trajnim ka si qëllim përmirësimin e aftësive të gjuhës angleze të personave që përdorin anglishten në punën e tyre.

Trajnimi zhvillohet me trajnuese Amerikane dhe zgjat tre ditë.
Trajnimi zhvillohet në Gjuhën Angleze, por ka dhe asistencë në gjuhën shqipe.
*Pjesëmarrësit e ndryshëm në këtë trajnim e kanë vlerësuar atë shumë pozitivisht.

QËLLIMI

Objektivi i trajnimit është që pjesëmarrësit të praktikojnë fjalorin dhe fraza lidhur me anglishten e biznesit që i shërbejnë drejtëpërdrejtë në punën e tyre, zhvillimi i kompetencës gjuhësore tek pjesëmarrësit, motivimin e pjesëmarrësve për të treguar progres efektiv dhe praktik në gjuhën angleze, pajisja e pjesëmarrësve me aftësitë komunikuese, të cilat u nevojiten në punën e tyre të përditshme si dhe të menduarit kritik dhe si të përballojnë situata të caktuara.

Kush mund të përfitojë?
* CEO/Menaxherët, të cilët punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës.
* Menaxherët, të cilët mbajnë lidhje me koleget dhe menaxherët e linjës në gjuhën angleze.
* Profesionistët e biznesit që punojnë në kompani të ndryshme dhe dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre për qëllime pune.
* Lektorë që duan të punojnë me nivelin e tyre të gjuhës angleze.
* Të punësuarit në administratë publike.
* Profesionistët e biznesit që kërkojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale të anglishtes.

Niveli i kërkuar i anglishtes

Kandidatët duhet të kenë minimalisht një nivel të ndërmjetëm ‘Pre-Intermediate‘ të gjuhës angleze.

Metodologjia

Kursi do të jetë shumë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.

Pjesëmarrësit do të përdorin 4 aftësitë: lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar, kursi është shumë intensiv dhe do të kërkojë përqendrim të plotë.

LEKTORJA

Znj. Erin Doak është shtetase dhe folëse amerikane e cila ka studiuar në Universitetin e Wyoming, SHBA. Ajo ka eksperiencë në leadership. Në Shqipëri ajo ka zhvilluar një program mbi zhvillimin e aftësive në leadership dhe biznes për gratë shqiptare të quajtur GLOW (Girls Leading Our World). Gjithashtu znj. Doak ka eksperiencë në mësimdhënien e gjuhës angleze profesionale. Ajo ka punuar për Quark Inc.Key Account Sales & Management në Denver, Colorado SHBA ku ka mbajtur marrëdhënie biznesi më kompanitë e mëdha. Vlen të përmendet dhe eksperienca e saj me Universitetin Amerikanë në Bullgari, ku ka trajnuar staf, zhvillimin e kurseve, etj.

Programi

* Struktura e Biznesit
* Mbledhjet; Frazat standarde; Roli i Kryetarit; Axhenda; etj.
* Aftësitë Komunikuese dhe Shërbimit i Klientit
* Shkrimi i E-maileve/ Raporteve
* I foluri në Publik dhe Si të japësh prezantime të suksesshme

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.

Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.
Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 8 dhjetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj. Meggi Zhugli
Tel: + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 68 671 5167
E-mail: meggi_zhugli@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0