Toyota do të ndalojë prodhimin në fabrikat e saj n ë Britani dhe Francë para parashikimit. Mbyllja vjen para Krishtlindjeve për shkak të kaosit që solli mbyllja e kufijve prej Covid-19.
Sipas kompanisë japoneze pengesa më e madhe u krijua nga transporti. Pjesët e automobilave po vononin pasi ndalimi 48-orësh i Francës për ngarkesat nga Britania shkaktoi radhë të gjatë kamionësh pranë Dover.
Toyota tha se kishte vendosur të afronte “ndalesën e planifikuar sezonale” në fabrikën e saj të motorëve në Deeside në veri të Uells-it dhe në fabrikën në Burnaston, Derbyshire.
Në dy impiantet janë të punësuar rreth 3,000 persona.
Lexo: Me ose pa Covid, Tokio 2021 do të zhvillohen
Në deklaratën e Toyota theksohet se do donte të, “ndihmonte në sigurimin e punonjësve dhe të gjithë aktorëve tanë, veçanërisht partnerët tanë të logjistikës”.