Top 5 kanalet më të paguar të YouTube - Business Magazine Albania

Top 5 kanalet më të paguar të YouTube


Ndikimi i YouTube në kulturën pop nuk mund të shpërfillet, yjet më të mirë të platformës bëhen ndikuesit kryesorë të botës, lakmuar nga mediat dhe reklamuesit për aftësinë e tyre për të arritur dhjetëra miliona ndjekës çdo ditë.

Ndërkohë që influencers bëhen më të vlefshëm, shumë YouTubers të njohur kanë qenë në gjendje të kthejnë markat e tyre personale në biznese miliona dollarëshe. Ndërsa formula për suksesin në YouTube ndryshon midis kanaleve, YouTubers më të suksesshëm kanë qenë në gjendje të gjejnë burime të reja të ardhurash përtej të ardhurave nga reklamat në videot e tyre. Për disa, kjo do të thotë linjat personale të veshjeve dhe shfaqjet televizive, ndërsa të tjerët kanë kapitalizuar suksesin e tyre me tour- live dhe me review të lodrave.

Lexoni: 17 kanale në YouTube që adhuruesit e makinave duhet t’i konsiderojnë

Forbes kohët e fundit ka publikuar listën e YouTubers që paguhen më shumë, bazuar në të ardhurat e tyre nga data 1 Qershor 2017, deri më 1 Qershor 2018.

#5: Jeffree Star
Fitimet për vitin 2018: 18 milionë dollarë

Sapo u njoh si personi më i ndjekur në MySpace, Jeffree Star ka bërë një tranzicion të suksesshëm në YouTube që nga viti 2014. Star lançoi kanalin e tij së bashku me markën e tij të kozmetikës, Jeffree Star Cosmetics, duke publikuar këshilla për bukurinë, mësime dhe vloge personale. Star ka fituar më shumë se 13 milionë subscribers me rreth 300 video.

#4: DanTDM
Fitimet për vitin 2018: 18.5 milionë dollarë

Daniel Middleton transmeton video-lojëra në kanalin e tij “DanTDM”. Të ardhurat e Middleton u rritën në sajë të një turneu botëror që përfshinte katër shfaqje në Shtëpinë e Operës së Sidnej dhe një markë të veshjeve personale. Middleton krijoi audiencën e tij masive duke transmetuar “Minecraft” dhe kohët e fundit kishte një rol në “Ralph Breaks the Internet” të Disney si eBoy.

#3: Dude Perfect
Fitimet për vitin 2018: 20 milionë dollarë

Dude Perfect është një kanal i fokusuar në sporte që përmban qindra truke të ndryshme. Kanali drejtohet nga një grup prej pesë personash: binjakët Cory dhe Coby Cotton, Garrett Hilbert, Cody Jones dhe Tyler Toney, të cilët kanë ndjekur Universitetin Texas A&M. Grupi ka marrë vëmendje mbarë botërore dhe kanë dhënë disa shfaqje në “Good Morning America” dhe shfaqje të shumta ESPN. Ndërsa popullariteti i tyre është rritur, Dude Perfect ka prodhuar gjithashtu video me disa atletë të njohur profesionistë, duke përfshirë Odell Beckham Jr, Drew Brees, Chris Paul dhe Dale Earnhardt Jr.

Lexoni: Kjo është video më e urryer në YouTube për vitin 2018

#2: Jake Paul
Fitimet për vitin 2018: 21.5 milionë dollarë

Jake Paul publikon vlogs dhe video të ndryshme duke arritur më shumë se 18 milionë ndjekës çdo javë. Fama e hershme online e Jake Paul erdhi në fakt nga rrjeti i social-medias Vine, ku kishte më shumë se 5 milionë ndjekës dhe 2 miliardë shikime për përmbajtjen e tij.

#1: Ryan ToysReview
Fitimet për vitin 2018: 22 milionë dollarë

Ryan është ashtu si çdo 7-vjeçar tjetër: Ai pëlqen të luajë më Lego, pëlqen trenat, veturat dhe 17 milionë ndjekësit e tij. Janë prindërit e Ryan, të cilët xhirojnë dhe prodhojnë videot (gati të përditshme) në llogarinë e Ryan që kur Ryan ToysReview filloi në Mars të vitit 2015. Llogaria filloi kur Ryan, atëherë një adhurues 4 vjeçar i videove review të lodrave, i pyeti prindërit e tij pse ai nuk mund t’u bëjë gjithashtu review lodrave në YouTube. Ryan ToysReview filloi me ritme të ngadalta derisa një video e Korrikut të vitit 2015 u bë virale. Videoja kishte në fokus Ryan ndërsa hapte dhe i bënte review një kutie, e cila përmbante më shumë se 100 lodra nga seria e “Makinave” Pixar. Ajo ka rreth 935 milionë shikime.

Lexoni: Ky 7 vjeçar është personi më i pasur në botën e YouTube

Gjithashtu Ryan ka fituar një marrëveshje me Walmart për të shitur një linjë lodrash ekskluzive të quajtur “Ryan’s World” në mbi 2.500 dyqanet e SHBA dhe në faqen e internetit Walmart, sipas Reuters. Ryan’s World ishte më i shitur pas Pocket.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0