Kjo është video më e urryer në YouTube për vitin 2018
Përditësuar së fundmi: 13/12/2018

Kjo është video më e urryer në YouTube për vitin 2018

Share
nga Neada Muçaj
Dhj 13, 2018

Rewind 2018 është video më e urryer në YouTube.

Video përfshinë të gjithë YouTubersat më të famshëm, mes tyre dhe Will Smith. Megjithatë duket se ndjekësit nuk janë mahnitur, duke bërë që Rewind të ketë 10 milionë mospëlqime brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Pavarësisht urrejtjes, YouTube shprehet në një deklartë se ata janë shumë të lumtur me videon.

“Çdo vit ne krijojmë një video Rewind, dhe qëllimi jonë kryesor është të bëjmë bashkë komunitetin. Video përfshin pëlqime dhe mospëlqime, miliona komente dhe më shumë se 100 milionë shikime, dhe ne jemi të kënaqur me rezultatet.”

Justin Bieber mbante kurorën për një kohë të gjatë për videon më të urryer në YouTube. Kënga e yllit kanadez ‘Baby’ që prej vitit 2010 ka 9.7 milionë dislike.

/NME