Tirana turistike, një destinacion për të huajt - Business Magazine Albania

Tirana turistike, një destinacion për të huajt


Në këto ditë të nxehta gushti, kur Tirana boshatiset nga qytetarët e saj, vendin e tyre duket se e kanë zënë turistët. Vendet nga të cilat vijnë janë të ndryshme, madje kohët e fundit harta është zgjeruar edhe me shtete si Brazili, Zelanda e Re apo vendet aziatike.

Megjithatë, bazën e përbën trekëndëshi “polakë, çekë, sllovakë”, por nuk mbeten pas as italianët apo francezët. Të organizuar në grupe, ata i gjejmë te “Kulla e Sahatit” apo “Xhamia e Ethem Beut”.

“Është shumë e bukur Tirana, është hera e parë që vij këtu dhe do të rikthehem patjetër”, tha Anna Maria Palmieri, turiste.

“Njerëzit janë shumë të mirë, po ngjis shkallët që të shoh pamjen e qytetit nga kulla”, tha Maurizio Pereti, turist.

“Do të vizitojmë bulevardin qëndror, shtëpinë e Enver Hoxhës, Presidencën. Erdhëm në Shqipëri, sepse në Poloni ky është një vend i panjohur. Doja të përballesha vetë më stereotipet dhe reputacionin jo të mirë të Shqipërisë jashtë vendit, por mbetem e surprizuar pozitivisht”, tha Teresa Silorska, turiste.

tir1Konrad Owca nga Polonia punon si guidë turistike prej 8 vitesh dhe vlerëson potencialit turistik të Shqipërisë, por thotë se vendi ka ende gjëra për të mësuar.

“Për shembull, sa i përket organizimit, bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe agjensive turistike”, tha Konrad Owca, guidë turistike.

Bashkia e Tiranës thotë se asetet turistike janë një pikë e fortë e kryeqytetit dhe se po punohet për t’i promovuar fort ato.

“Kemi urën e Tabakëve, Kalanë e Tiranës që është pjesë e kujtesës historike të kryeqytetit. Mozaikun e periudhës romake, evidencë më e vjetër. Pazari i ri, që po restaurohet. Ka grupe që vizitojnë këtë kullë, që nuk i punonte sahati dhe ishte e mbyllur. Duam t’i promovojmë këto asete. Kemi filluar të krijojmë një itinerar kulturor, të lidhim të gjitha kalatë duke nisur nga sinjalistika, sepse nuk kishte asnjë lloj harte apo tabele, për të kuptuar se çfarë janë këto asete”, tha Mirela Koçollari.

 

/burimi:  Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0