“Si ta bëjmë Tiranën Qendrën Europiane për Nomadët Digjital”

Tirana, në përpjekje për t’u bërë Qendra Europiane për Nomadët Digjitalë


Hackathon 1, i fokusuar në fushën e inovacionit për Nomadët Digjitalë, u zhvillua në Universitetin Polis.

10 grupe pjesmarrëse nga 10 universitete të ndryshme në Shqipëri, u prezantuan. Ato sollën ide të ndryshme projektesh në fushën e inovacionit dhe të teknologjisë.

Lexo: EIIU TALKs dhe Tirana si “hotspot” europian për nomadët dixhitalë. Hackathoni i dhjetorit mbledh studentë, universitete, kompani dhe Bashkinë e Tiranës

Tre idetë më të vlerësuara ishin:

  • 3 studentë nga Universiteti i Tiranës. Projekti i tyre quhet “NOMANA”. Ai synon ndërtimin e një webi, i cili do t’i ndihmojë Nomadët Digjitalë rreth transportit në Tiranë. Me anë të këtij ëebi edhe vizitorët më të rinj të Shqipërisë do të udhëhiqen lehtësisht në akomodim, shërbimin taksi e të gjitha shërbimet në Tiranë.
  • 3 studentë nga Universiteti Epoka. Projekti i tyre quhet “TECH HOSTEL”. Ai ka në fokus ndërtimin e një hoteli për Nomadët Digjitalë, të cilët do t’i ndihmonte me akomodimin. Nomadët Digjitalë synohet të kenë akomodimin, ambjente shlodhëse, etj. Ata do të mund të zgjedhin 4 paketa për të rezervuar,
  • 3 studentë nga Universiteti Polis. Projekti i tyre quhet “ANEST”. Studentët synojnë të ndërtojnë për Nomadët Digjitalë një Tech Hotspot. Një “qytet”, i cili do t’u ofrojë të apasionuarve të teknologjisë, lidhje, punë, stërvitje dhe t’i mbajë në formë.

Juria përbëhej nga Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, Genci Kojdheli, Drejtor i Pëgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, Mirela Koçollari, nënkryetare e Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, Kushtrim Shala, CEO i Uplift Albania, ICTSlab, ICT Awards, ICTSmedia, Arjan Ymeri, CEO i Oficina.

Idetë mund të implementohen me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe EU for Innovation.

Kështu nisi sipari i Hackathon 1, për të vazhduar në ditët më vonë me Hckathon 2 dhe Hackathon 3.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0