EIIU TALKs dhe Tirana si “hotspot” europian për nomadët dixhitalë. Hackathoni i dhjetorit mbledh studentë, universitete, kompani dhe Bashkinë e Tiranës - Business Magazine Albania

EIIU TALKs dhe Tirana si “hotspot” europian për nomadët dixhitalë. Hackathoni i dhjetorit mbledh studentë, universitete, kompani dhe Bashkinë e Tiranës


Bisedat frymëzuese të sipërmarrjes dhe inovacionit në universitete (EIIU TALKs) janë pjesë e një serie bisedash dhe fjalimesh të organizuara nga projekti “EU for Innovation”.

Folësit e ftuar janë profesorë apo persona të angazhuar në inkubatorë të lidhur me universitetet ndërkombëtare, zyra dhe qendra të transferimit të teknologjisë. Qëllimi i EIIU TALKs është të prezantojë universitetet shqiptare me universitete të njohura europiane të lidhura me inkubatorë biznesi dhe me praktikat më të mira nga Europa.

Në Universitetin Luarasi, Marc Kley, i GATEWAY Start-up Service nga Universiteti i Këlnit, ndau me audiencën përvojën e tij në ekosistemin rajonal të start-up-eve, mundësitë dhe kufizimet me të cilat ata prezantohen. Pjesë e diskutimit ishte edhe zhvillimi i aktiviteteve të sipërmarrjes që mbyllin hendekun mes universitetit dhe industrisë, si dhe eksperiencat në ndërtimin dhe zhvillimin e inkubatorëve dhe lehtësitë për mbështetjen e startup-eve.

Gjatë takimit u fol edhe për vizionin dhe rolin që mund të ketë universiteti në promovimin e sipërmarrjes dhe inovacionit, si dhe në nxitjen e të rinjve për të ndërmarrë veprimtari biznesi.

Në një intervistë për Businessmag, Marc tha se shqetësimet e shfaqura nga profesorët dhe studentët në Shqipëri janë të ngjashme me tonat. Një prej tyre është, nëse mund të flasësh për idenë tënde të biznesit apo jo. Sipas tij, zgjidhja e duhur është të flitet për idenë. “T’ua prezantoni atë themeluesve, mbështetësve të mundshëm edhe nëse ju duket se mund të kopjohet. Në një ide të kopjuar nuk mund të ketë elemente specialë dhe origjinalë”, tha ai.

 

 

Por edhe nëse ideja juaj kopjohet, kjo nuk është edhe aq keq sa duket në pamje të parë, kur objektivi juaj ka qenë të zhvilloni tregun.

Një sfidë edhe e universitetit të Këlnit është se si profesorët t’i orientojnë studentët drejt ideve të reja dhe të mund të sigurojnë transferimin e njohurive, për vënien e njohurive në praktikë. “Profesorët janë fokusuar shpesh në fushën e kërkimeve, ndërsa vënia në zbatim e ideve kërkon që profesori të ketë mendësinë e sipërmarrësit”, tha Marc Kley. Inkubatori i startup-eve pranë këtij universiteti, ka nxjerrë tashmë sipërmarrje të suksesshme. Një prej tyre, sipas Kley është fokusuar në mundësitë e punësimit dhe ka arritur të ketë 25 punonjës, ndërkohë startup-e të tjera janë në fushën e medias dixhitale, apo shpërndarjes së ushqimeve.

Një nga objektivat e programit “EU for Innovation”, është dhe zhvillimi i kapaciteteve të inkubatorëve të start-up-eve në Shqipëri. Për këtë arsye, ekspertë nga Finlanda, pjesë një inkubatori co-working, po planifikojnë së bashku me Bashkinë e Tiranës një hackathon për të rinjtë, studentët e universiteteve në vend.

Mikko Korpela vjen nga Crazy Town, një hub me një komunitet prej rreth 200 kompanish që zhvillojnë aktivitetin dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, si dhe me universite në Finlandë. “Në Tiranë po përpiqemi të ndërtojmë dhe të zhvillojmë ekosistemin lokal, duke bashkuar organizata të ndryshme që të punojnë së bashku; të sjellim më shumë startup-e dhe ide për të punuar së bashku”. Së bashku me Tony Pienonen, partner në Crazy Town dhe “EU for Innovation”, ata po organizojnë 3 evente hackathon për studentët e universiteteve, një ndër të cilët planifikohet të zhvillohet në dhjetor. Aplikimet hapen javën tjetër.

Gjatë kësaj jave ata u takuan me përfaqësues nga universitetet, ekspertë dhe organizata në mbështetje të inovacionit dhe për sfidën e parë ftohen universitetet të krijojnë grupe multidisiplinare. Sipas Pienonen, “Ideja e hackathon është që njerëzit të sjellin zgjidhje të reja, shërbime të reja dhe pas 36 orësh hackathon, këto grupe të mund të implementojnë projektin/idenë e tyre. Pra, ne synojmë të jetë diçka që do të mund ta shohim të realizuar dhe me impakt”.

Në bisedat zhvilluar edhe me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, një nga temat që nxit interes është se si mund të kthehet Tirana në një hot-spot europian për nomadët dixhitalë; pra, si të ftohen të rinjtë profesionistë nga vende të ndryshme të Europës, të jetojnë e të punojnë nga Tirana, në fushën dixhitale. “Ne shpresojmë të kemi ide të reja lidhur me këtë sfidë”, thotë Tony Pienonen. Marko Seppa, është drejtues grupi i projektit të Hackathon/Crazy Town.

Në një intervistë për Businessmag, ai thotë, “Për ne është emocionuese të demonstrojmë fuqinë e krijimit të përbashkët dhe bashkëpunimit. Ne po mbështesin projektin e “EU for Inovation” duke sjellë njohuritë tona për të rritur kapacitetet e universitete nëpërmjet një mjeti inovativ – serisë së Hackathons.” Objektiv i tij, është jo vetëm fuqizimi i ekipeve dhe startup-eve shqiptare, por përmes tyre edhe i komunitetit, qytetit, apo gjithë vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0