Thirrje për gazetarë: "Youth Global Forum 2017" në Dubai (Plotësisht i financuar) - Business Magazine Albania

Thirrje për gazetarë: “Youth Global Forum 2017” në Dubai (Plotësisht i financuar)


“The Youth Time International Movement” fton zyrtarisht gazetarët që të aplikojnë në Youth Global Forum 2017, i cili do të zhvillohet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe në datat 23 – 27 Nëntor 2017. Afati i fundit i aplikimit është data 23 Tetor.

Eventi do të mbledhë së bashku më shumë se 100 pjesëmarrës nga e gjithë bota me qëllim diskutimin e ideve dhe zgjidhjeve për çështjet më të përhapura të të rinjve. Tema e eventit për këtë vit është “Sipërmarrja Etike në Kohën e një Ekonomie Konkurruese të bazuar në Dije”.

Fokusi kryesor i këtij forumi është vendosur në të menduarit kreativ si një sipërmarrës i ri, duke marrë parasysh përgjegjësinë sociale në një ekonomi të qëndrueshme të bazuar në dije. Ky forum do të ofrojë një platformë interaktive për novatorët e rinj socialë për të komunikuar hapur, për të ndarë idetë dhe përvojat me bashkëmoshatarët e tyre nga prejardhje të ndryshme kulturore dhe rajone në të gjithë globin.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit e Youth Global Forum do të kenë një mundësi të drejtpërdrejtë të aplikojnë për “Youth Time International Movement’s Idea Grant” – me fituesin që merr mbështetje të plotë për zbatimin e projektit të tij. Fituesit e tjerë marrin bursa njëvjeçare bachelor / master nga Anglo American University dhe Zagreb School of Business.

Vendodhja: Emiratet e Bashkuara Arabe

Përfitimet

  • Për gazetarët të cilët do të përzgjidhen për të marrë pjesë në eveniment, shpenzimet e udhëtimit, strehimi dhe ushqimi janë të mbuluara.
  • Gazetarit do t’i duhet të mbulojë vetëm shpenzimet e vizës personale.

Kërkesat

  • Aktualisht i/e punësuar në mediat kombëtare ose ndërkombëtare (gazeta, revista, agjenci lajmesh, TV, radio, apo portal lajmesh);
  • Përvojë gazetareske dhe njohuri të thellë rreth çështjeve aktuale globale;
  • Efikasitet, tolerancë dhe gatishmëri për eksperienca të reja;
  • Dhe një platformë e besueshme për botimin e së paku një artikulli në lidhje me Youth Global Forum brenda dy javëve pas eventit.

Aplikimet janë të hapura për të gjithë

Procesi i aplikimit 

Apliko online përmes linkut.

Afati i fundit i aplikimit: 23 Tetor 2017 (5 ditë të mbetura)

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0