Thirrje për 6 studentë që të punësohen në Praktika.al  - Business Magazine Albania

Thirrje për 6 studentë që të punësohen në Praktika.al 

Praktika.al 

Praktika.al ka nxjerrë së fundi thirrjen për të punësuar, jo pak por 6 studentë që do i bashkohen skuadrës së vet në realizimin e misionit të saj. 

Përgjatë 2 javëve, thirrja do të qëndrojë e hapur për të pranuar aplikimet nga studentë të fushave të ndryshme që e ndjejnë veten se plotësojnë kriteret unike të kësaj fushate. Praktika.al po kërkon studentët, të cilët e shohin veten si më popullorët e grupit të tyre, janë kreativë, shpirti i festës dhe gjithmonë gati për sfida të reja. Gjithashtu, kandidatët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi, të jenë të shoqërueshëm dhe të kenë njohuri të mira digjitale. 

Shpërndaje lajmin nëse njeh persona të tillë, ose apliko këtu nëse je një prej tyre. 

Kliko këtu për të aplikuar.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 20.03.2023, ora 23:59. 

Studentët do të përzgjidhen në një garë intervistash “speedview” të cilat janë konceptuar për të qenë një eksperiencë unike për secilin prej kandidatëve, ku më të mirët do të spikasin natyrshëm. 

Për më shumë në lidhje me datat e intervistave, do ju vëmë në dijeni në ditët në vazhdim. 

Kush është Praktika.al?

Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Platforma shërben si pikëtakim i kompanive, të rinjve dhe institucioneve arsimore, por nuk është thjesht një mbles digjital. Praktika.al krijon vlera të reja. Ne fuqizojmë përdoruesit tanë. Kompanitë mund të ndërtojnë profilin e tyre duke promovuar mjedisin dhe kulturën e punës, të shpallin njoftime për praktika dhe të kontaktojnë direkt kandidatë potencialë.

Lexo: Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për projektin mbi tregun e punës për të rinjtë

Studentët dhe nxënësit po ashtu kanë mundësi të informohen mbi mundësitë që tregu i punës ofron, të praktikojnë aftësitë që marrin në shkollë, të orientohen drejt zgjedhjes së duhur të karrierës duke bërë të mundur edhe kalimin më të lehtë nga universiteti në tregun e punës.

Universitetet mund të ngushtojnë hendekun që ekziston midis tyre dhe bizneseve duke promovuar mes studentëve të nxënit në vendin e punës, si pjesë integrale e kurrikulës së programeve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0