Thënie mbi dashurinë, jetën dhe paqen nga John Lennon - Business Magazine Albania

Thënie mbi dashurinë, jetën dhe paqen nga John Lennon


1. “Çdo gjë do të rregullohet në fund. Nëse nuk është rregulluar, atëherë nuk është fundi.” – John Lennon

2. “Jeta është ajo që ndodh ndërsa jeni të zënë duke bërë plane të tjera.” – John Lennon

3. “Ju nuk keni nevojë që dikush t’ju tregojë se kush jeni apo çfarë jeni. Ju jeni ai që jeni!” – John Lennon

4. “Unë besoj se koha shëron çdo plagë.” – John Lennon

5. “E gjitha ç’ka iu duhet është dashuria.” – John Lennon

6. “Ne nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.” – John Lennon

Lexoni: Ai kishte një ëndërr, po ashtu dhe ti! Thënie nga Martin Luther King, për të kuptuar fuqinë e një vizioni

7. “Paqja nuk është diçka për të cilën shpresoni; Është diçka që bëni, diçka që jeni dhe diçka që jepni.” – John Lennon

8. “Ajo që duhet të bëjmë është të mbajmë gjallë shpresën. Sepse pa të do të fundosemi.” – John Lennon

9. “Të përpiqesh të kënaqësh të gjithë është e pamundur – nëse do e bënit këtë, do të përfundonit duke mos iu pëlqyer askush. Ju duhet të merrni vendimin në lidhje me atë që ju mendoni se është më e mira për ju dhe më pas realizojeni atë.” – John Lennon

10. “Gjithçka është më e qartë kur jemi të dashuruar.” – John Lennon

burimi: iheartintelligence

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0