Themeluesi i StartupWeekend: kërkoni rritje por mos harroni misionin e biznesit - Business Magazine Albania

Themeluesi i StartupWeekend: kërkoni rritje por mos harroni misionin e biznesit


Franck Nouyrigat, themeluesi i komunitetit më të madh në botë për ndërmarrësi, #StartupWeekend ishte i ftuar në Webinarin e kolegjit Universum, Webinar i drejtuar nga sipërmarrësi në fushën e edukimit, Alejtin Berisha. Franck foli për misionin e një ndërmarrje dhe cilat janë disa nga format e mbijetesës së startupeve.

Lexoni më poshtë fjalën e tij.

Nëse do të jesh i suksesshëm si sipërmarrës, ka gjithmonë një aftësi që do doje ta zotëroje, por nuk arrin ta zotërosh dot; është pikërisht aftësia e të parashikuarit të të ardhmes. Mendoni se çfarë do ndodhte nëse do t’ju kthenin 10-15 vite mbrapa në kohë. Kështu, çdo gjë do ishte e parashikueshme. Faktikisht dhjetë vite më parë ndërmorëm nismën e Startup Weekend, pikërisht pas një krize ekonomike.

Personalisht, i adhuroj krizat, janë si një lloj momenti i paparë nëse ti po përpiqesh të bëhesh sipërmarrës duke qenë se të jepen mundësi pafund. Investitorët pikërisht në këto periudha mundohen të targetojnë sipërmarrës dhe kjo është mundësia jote e artë për të arritur suksesin që kërkon. Do ndaj me ju disa gjëra që kam parë dhe besoj të kthehen në trende në periudhën post-koronavirus, gjëra që nuk besoj t’i kemi parë më parë. Ja ku janë disa aftësi bazike, klasike;

Nëse nuk ke para, ke kohë me tepri. Pra, nëse je një student, ky është një moment i mirë të mësosh sa më shumë të mundesh, të praktikosh dhe të arrish të bëhesh shumë i mirë në diçka. Nëse nuk je më një student, nga ana tjetër atëherë mund t’i dedikosh më shumë kohë mësimit të një aftësie të re apo mund të përmirësosh aftësi që tashmë i ke. Pra, koha do jetë gjithmonë një investim i mirë. Nëse je vërtetë i mirë në diçka, sipërmarrësit do duan të punojnë me ju. Është diçka që unë tashmë e kam lançuar, e cila bazohet në themelin e ideologjisë së investimit në njerëz, pra talente më shumë se sa në të ardhura. Duke patur njerëz të talentuar në kompaninë tuaj edhe kompania do të ecë përpara.

Si përfundim: nuk janë paratë ato që mungojnë, por është talenti. Gjeje talentin në njerëzit përreth apo edhe të vetja. Sidomos nëse po mundohesh të futesh në Silicone Valley, ku padyshim nëse nuk je vetë super i talentuar, ke humbur pa filluar.

Hapi i dytë i kthimit në zanafillë do të ishte sigurimi i të ardhurave. Në rastin e startup-eve, ose po gjeneron të ardhura, gjë që është shumë e rrallë për momentin, ose do përpiqesh të ulësh humbjet sa më shumë të jetë e mundur.

Nëse po përpiqesh të minimizosh dëmin financiar të startup-it tënd, është shumë më e lehtë ta arrish në Kosovë, sesa në San Francisco. Nëse me talentin tënd arrin të mbulosh shpenzimet financiare për deri në tre vite atëherë je në gjendje të mirë. Do doja të theksoja këtu se burimet financiare, pra, paratë, nuk janë aq të rëndësishme sa arritja e një reputacioni të mirë në treg.

Lexo: Techstars Startup Weekend Women Tirana, mundësia për të shndërruar idenë tënde në një biznes!

Thjeshtësisht startup-et kanë nevojë për suport financiar. Kompanitë e mëdha ua mundësojnë një gjë të tillë. Ja, për shembull, japin një investim prej 10 milionë dollarësh, por në fakt edhe këto kompani vetë për të siguaruar këto shuma, kërkojnë fonde nga kompani sipër tyre.

Ndërkohë, kam vënë re një numër trendesh të reja. Një prej tyre, që më ka mbetur në mendje është edhe rasti i kompanisë së fundit që kemi lançuar. Ajo nuk ka as edhe një zyrë të vetme. Fillimisht, nuk u pëlqye si ide, por tani, sidomos në praninë e koronavirusit, njerëzit u ndërgjësuan masivisht në lidhje me atë që mund të bëjnë nga shtëpia e tyre, pa nevojën e prezencës së tyre fizike në punë. Në këtë mënyrë ekipi yt mund të jetë kudo, mund ta ketë bazën në Kosovë a në Maqedoni dhe të veprojë në San Francisko në fakt. Startup-et, me pak fjalë, janë një grup njerëzish në kërkim të një modeli biznesi që do arrijë të stabilizojë gjendjen e tyre. Mund të mos e dish çfarë je duke bërë, por gjithsesi shpreson se kjo punë do të ketë fitim. Ia vlen të thuhet këtu.

Nëse po kërkon të arrish maksimumin e vizionit tënd për sipërmarrjen tënde, duhet të ecësh me hapa, shumë por shumë të shpejtë. Shumë kompani aktuale nuk do priren të investojnë tek ty nëse ti do të ecësh ngadalë dhe të sigurosh baza të forta gjatë rrugës, përkundrazi, do të të japin një borxh me përqindje, të cilin ti do jesh i detyruar të kthesh për një periudhë të caktuar. Pra, borxhet do kthehen në lojë si një trend i ri.

Impakti, gjithashtu, është diçka që do ketë një rikthim si pasojë e veprimeve qeveritare. Besoj se do jetë një fillim për bashkëpunimin mes qeverive,  fondacioneve dhe startup-eve.

Historia e StartupWeekend, pati një zhvillim shumë ndryshe nga mënyra si filloi. Unë faktikisht i jam bashkuar diku në vitin 2008, rreth tre muaj pas hapjes së saj, në një moment në të cilin ideja fillestare ishte lançuar nga Andrew Hyde? Ishte një organizatë fitimprurëse. Fillimisht kishte rreth 100 pjesëtarë, më së shumti nga Kolorado dhe me kalimin e kohës, e çuam përpara idenë e kësaj lëvizjeje duke e mbajtur gjithmonë brenda ‘familjes’, ama duke i dhënë disa ndryshime rrënjësore, si për shembull lëvizja nga fitimprurëse në jofitimprurëse. Një nga gjërat që po na linte në vend mendoj se ishte edhe fakti që njerëzit po e përdornin si burim gjenerimi parash. Për mua kjo lëvizje nga fitimprurëse në jofitimprurëse ishte një nga hapat më progresues që kemi marrë. E dinim se duhet të hiqnim dorë nga shumë gjëra, por ajo që na interesonte vërtetë ishte misioni. Si sipërmarrës, sigurisht do duash edhe para, por për të zhvilluar një lëvizje të suksesshme duhet të shikosh përtej kësaj.

Së dyti, kemi punuar fort dhe pa u ndalur për këtë nismë. Ishim tre djem, në një apartament. Çdo fundjavë dilnim dhe investonim në startupWeekend me udhëtimet që bënim. Po punove fort dhe me pasion është diçka që arrihet.

Një vlerë e hasur në ndërveprimet me komunitetin ka qenë edhe ideja e të bërit komunitetin të mos ndihet i vetëm në problemet që has. Si pjesëtar i një startupi mund të ndihesh gjithashtu shumë i vetmuar, sidomos me kritikat që do marrësh nga skeptikët në lidhje me gjendjen tënde financiare. Përpara, kishte slogane të tipit: “nëse do të jesh i sukseshëm, hap një McDonald, do bëhesh milioner”. Puna është se ne nuk kemi përfitimin monetar si qëllim kryesor. Tani, ka media dhe qasje në internet që na mundëson të jemi pranë komunitetit.

Gjithashtu, ia vlen të përmendet rëndësia e ndërmarrjes së rreziqeve kur vjen puna për të arritur suksesin. Pra, nuk është se ka një metodë magjike, mund të humbasësh, e vërtetë. Ama, po punove fort, mendo për atë që mund të arrish. Pa ndërmarrë rreziqe, statusi yt në treg nuk do rritet.

Në firmat Venture Capital janë hedhur shumë para dhe një pjesë e madhe e sektorëve të këtyre firmave do falimentojnë me siguri dhe nuk kanë mundësi për rimëkëmbje pas koronavirusit. Megjithëse, po të shikosh veprimet e VC-së gjatë viteve ’90 mund të vëreni që investimet i ka pasur në botën e teknologjisë në një periudhë, gjatë të cilës nuk e dinte që në një të ardhme do të kishte një treg teknologjie. Gjithashtu, mendoj se presioni kundrejt këtyre kompanive do rritet pafund si pasojë e borxheve dhe deficiteve që do hasin e sidomos, si rrjedhojë e startupeve të dëmtuara, gjithashtu në proces. Këto gjëra janë të ndërlidhura.

Përsa u përket bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga kjo valë e koronavirusit nuk është se ka një metodë magjike që mund të sugjeroj në lidhje me daljen nga kriza, por gjithsesi ulja e defiçitit është një nevojë e padiskutueshme. Shiko se me sa pak mund të arrish ta mbash në punë biznesin dhe përdor vetëm aq. Vala aktuale e virusit mund të largohet brenda 8 muajsh ama, sipërmarrësit duhet të sigurohen për një vijimësi dy vjeçare të biznesit të tyre duke qenë se kaq është periudha minimale e vlerësuar e rrezikut që u kanoset bizneseve.

Ka disa startupe, të cilët gjenden të lëkundur për hapin e radhës. Kapërcimi i shkallëve, scaleups është një lëvizje definitivisht frytdhënëse për startupet. Nëse arrini të sigurini fonde nga firmat, atëherë shkalla juaj e zhvillimit do tregojë vetëm rritje progresive. Ama, duhet të keni parasysh që kur vjen puna të vendoset mes rritjes dhe impaktit që dëshironi të ketë startup-i juaj, nëse keni marrë fonde nga këto firma, jeni të detyruar të ndiqni vetëm rrugën e rritjes. 95% e kompanive me rritje të lartë ekonomike janë startupe, të cilat nuk kanë marrë financim.

Lexo: “Let’s talk” projekti i dytë fitues në Startup Weekend Tirana

Përsa i përket kthimit të botës nga puna online dhe virtualiteti, është e vërtetë që zoom dhe shumë programe të tjera të ngjashme kanë patur vetëm tani një rritje masive të përdorimit. Por, ky ishte një trend në rritje që përpara koronavirusit dhe për këtë arsye rrjeti ka qenë edhe i përgatitur për ta përballuar kaq mirë sa ka mundur. Koronavirusi ishte thjeshtë ‘benzina’ që ky realitet të dilte në sipërfaqe siç doli. Më ka ndodhur para një jave të zhvilloj orë komunikimi me mikun tim duke përdorur virtualitetin elektronik dhe mund të them që ishte një eksperiencë që më la pa fjalë dhe më mbushi me ide për startupe të reja të mundshme. Ndaj, për momentin, duke patur parasysh edhe sa e vështirë ka për të qenë të udhëtojmë gjatë periudhës dy vjeçare. Ky realitet online është një zëvendësim i përballueshëm lehtësisht.

Nuk ia rekomandoj njeriu të bëhet sipërmarrës, është zgjedhje personale dhe duhet të shtoj një zgjedhje tejet e vështirë dhe e lodhshme. 50% e startupeve që vijnë nga startup Weekend nuk mbijetojnë gjatë, ama ka një 12% që u mbijetojnë kohërave të vështira dhe të paktën 1% janë akoma në treg edhe pas 5 vitesh. Shpeshherë këta sipërmarrës që dështojnë në sipërmarrjen e tyre të parë, nuk e lënë me aq. Gjejnë metoda, qasje, njerëz të rinj dhe përpiqen.

Së dyti qëllimi i startupWeekend është ekzpozimi i njerëzve, i historive që shpeshherë janë tmerrësisht mbresëlënëse dhe nëse gjatë këtij procesi hasim individë, të cilët shprehen në lidhje me faktin që sipërmarrja nuk është për ta, atehërë edhe kjo është në rregull. Sipërmarrja nuk është për këdo.

Në lidhje me sistemin e arsimit, nuk mendoj se do të arrijë evoluimin e nevojshëm në këtë moment, pavarësisht metodave të përdorura aktualisht, duke marrë parasysh këtu borxhet, në të cilat studentët e gjejnë veten këtu në Amerikë, e me rradhë.  Megjithatë, perspektiva ime përsa i përket edukimit është pak ekstreme; do doja që edukimi të jetë plotësisht falas dhe të jetë më i shpejtë. Nuk e shoh të mundur që një gjë e tillë të arrihet përsa kohë unë të jem gjallë, por tregu i edukimit dhe trajnimit është në përmirësim.

Po marr një shembull këtu: mora një Uber në Porto Rico dhe vajza që po udhëtonte me mua ishte diku tek të njëzetat. Po flisja me shoferen dhe në momentin që më tha që i pëlqente teknologjia dhe elektronika po i sugjeroja aplikacione dhe metoda të ndryshme që kishin ecur goxha në këto fusha.  Ajo nuk ia kishte idenë më të vogël se çfarë ishin këto. I tregova faqen e internetit ku mund të kishte qasje dhe tashmë ajo ishte pjesë e komunitetit. Ju tregova më lart në lidhje me të bërit komunitetin të ndihet më pak i vetmuar. Kaq pak informacion mund të të ndihmojë të bësh një hap gjigand nga shofer Uberi në ndërmarrës i mundshëm i teknologjisë në të ardhmen dhe edukimi aktual nuk po e ndihmon komunitetin në këto pika.

Për mua, puna më e vështirë e edukimit nuk lidhet me përmbajtjen, ajo është e hapur për të gjithë. Më kujtohet këtu një miku im i cili themeloi një lëvizje të quajtur “Audacity” dhe ideja ishte që orët e mësimit të Stratfordit t’u jepeshin masave të mëdha nxënësish. Rezultatet ishin mbresëlënëse. Një pjesë e madhe ishin vetë nxënës të Stratfordit apo MIT-it. Pra, informacioni është i hapur, problemi është që populli nuk është disiplinuar apo mësuar me mënyrën se si duhet të kërkohet a të përthithet. Nga njëra anë ke startupet dhe reklamat e tyre, nga ana tjetër ke kaq shumë informacion sa nuk di nga ta kapësh më parë. Pra, jam dakord që nuk është puna vetëm tek teknologjia, është të rrethanat në të cilat gjendemi. Duhet punë dhe goxha punë që të mësohemi se si të mos shpërqëndrohemi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0