Thellohet hendeku mes kërkesës dhe ofertës për punë - Business Magazine Albania

Thellohet hendeku mes kërkesës dhe ofertës për punë


Hendeku ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës po thellohet gjithnjë më shumë, pasi kërkesa për punë nuk i përgjigjet ofertës së bizneseve në Shqipëri.

Të Dhënat administrative që burojnë nga zyrat e punësimit tregojnë se, punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9 vjeçar, përbëjnë 52% të totalit te të papunëve që janë regjistruar në kërkim të një pune, ndërkohë që 45% e ofertave të punës janë për specialistë të lartë dhe teknikë të mesëm dhe 37% janë për zanatçinjtë.

Mospërputhja e ofertës dhe kërkesës për pune vërehet të jetë e gjithanshme. Numri i ofertave për punë është 40.6% e numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në të gjitha Zyrat e Punës, por nëse në qarqet Tirane dhe Durrës kjo shifër shkon në 50%, në qarqet Kukës dhe Dibër varion nga (3 – 9)% të totalit te të papunëve të regjistruar.

Lexoni: Pse është i rëndësishëm Ligji i Arsimit dhe Formimit Profesional për Sipërmarrjen Shqiptare?

Nëse në kategoritë profesionale të zanatçinjve, teknikëve të mesëm dhe specialistëve me Arsim të lartë, oferta mbulon (55 – 100)% të kërkesave për punësim të punëkërkuesve të papunë, për profesionet elementare kemi vetëm 17.6% të totalit të kërkesave për punësim nga kjo kategori.

Ndërsa nuk ka oferta për punëkërkues pa punë që nuk kanë profesion, që në fakt përbëjnë 10% të totalit të të papunëve.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2016 ka një rënie me 50% te të papunëve të regjistruar me arsim të lartë.

Nga punëkërkuesit e papunë me arsim universitar të punësuar, 58% janë punësuar në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, 12% në mësimdhënie, 10% në shëndetësi, 9% në administrim biznes etj.

Në fund të 2016, rezulton se janë regjistruar 49.735 punëkërkuese të papunë ose 53% e totalit të punëkërkuesve. Më shumë ferma të regjistruara që kërkojnë punë ka Gjirokastra me 60% të totalit dhe më pak ka Dibra me 49% të totalit.

Nga ana tjetër të dhënat tregojnë se në Zyrat e Punësimit, rezultojnë të jenë të regjistruar rreth 37.975 subjekte në vitin 2016, shifër kjo rreth 8% më e lartë se një vit më parë, por që përfaqëson vetëm 34% të totalit të subjekteve të deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim Taksave dhe që rezultojnë aktive.

Lexoni: Biznesi: Universitetet po prodhojnë të diplomuar të paaftë

Krahasuar me vitin 2015 shihet një rënie të ofertave për punë në me Arsim të lartë dhe teknike të mesëm dhe trefishim të ofertave për nëpunës për zanatçinj dhe  25%  rritje të ofertës për punonjës në sektorin e industrisë.

Tregu i punës, po vuan pasojat e tranzicionit të thellë ekonomik ku përshtatja e ekonomisë së centralizuar në një ekonomi tregu nuk ka vijuar me përshtatjen e sistemit arsimor me kërkesat e tregut të punës.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0