Ekonomia boterore nuk ka tani nje hije te mire. Lajmet nga SHBA dhe Britania kane qene relativisht pozitive por ekonomia japoneze po perpelitet dhe rritja e Kines eshte tani me ngadalta qe nga viti 2009. Rreziqe te paparashikueshme jane rrotull, qe nga virusi Ebola qe ka vrare mijera ne Afriken Perendimore dhe qe ka shtrire rrezikun edhe me larg. Por, kercenimi me i madh ekonomik vjen tashme nga Europa. Tani qe rritja e Gjermanise ka ngecur, Eurozona eshte ne prag recesionit te trete ne 6 vitet e fundit. Kreret e saj kane shpenzuar tashme dy vjet nga afati i dhene nga Mario Draghi, presidenti i Bankes Qendrore Evropiane, per te bere “gjithçka qe duhet” per te shpetuar monedhen e perbashket. Francezet dhe italianet kane shmangur reformat strukturore, ndersa gjermanet kane insistuar per me shume masa shtrenguese. Çmimet jane ne renie ne 8 vende evropiane. Shkalla e pergjithshme e inflacionit te zones Euro ka rene ne 0.3% dhe mund te shkoje ne renie te plote vitin e ardhshem. Nje rajon qe perben pothuajse nje te pesten e prodhimit boteror po marshon drejt stanjacionit dhe deflacionit.
Optimistet, si brenda dhe jashte Europes, shpesh citojne shembullin e Japonise. Ajo ra ne deflacion ne fund te viteve 1990, me pasoja te pakendshme per ekonomine, por jo apokaliptike per veten dhe ekonomine boterore. Por, zona euro paraqet rreziqe shume me te madha. Ndryshe nga Japonia, zona euro nuk eshte nje rast i izoluar: nga Kina ne SHBA inflacioni eshte shqetesimisht i ulet, dhe ne rreshqitje. Dhe, ndryshe nga Japonia, e cila ka nje shoqeri stoike dhe homogjene, zona e euros nuk mund te rrije se bashku me vite ne nje “skleroze ekonomike” dhe me çmime ne renie. Pasi barra e borxhit te fluturoje nga Italia ne Greqi, investitoret do te tremben, politikanet populiste do te fitojne terren, dhe shpejt a vone …euro do te shembet.
Ky papagall ka pushuar perjete
Edhe pse shume evropiane, sidomos gjermanet, e kane percjelle pa frike inflacionin, deflacioni mund te jete akoma me e eger. Nese njerezit dhe firmat presin qe çmimet te bien, ata ndalin shpenzimet, dhe meqe kerkesa bie, borxhet do te rriten. Kjo ishte ajo qe ndodhi ne Depresionin e Madh, me pasoja te tmerrshme sidomos ne Gjermani ne fillim te vitit 1930.
Pra, kjo eshte edhe me shqetesuese, qe nga 46 vende qe banka qendrore i ka piketuar per per çeshtjen e inflacionit, 30 jane ne objektivin e saj. Renia e disa çmimeve eshte e mireseardhur. Akrobacia e çmimeve te naftes, ne veçanti, u ka dhene rritje te ardhurave te konsumatoreve. Por çmimet qe levizin ngadale dhe pagat qe nuk rriten duke varferuar me shume kerkesen ne ekonomi dhe duke patur parasysh edhe rreth 45 milion punetore qe jane te papune ne vendet e pasura te OECD. Investitoret kane filluar te presin qe inflacioni te ulet edhe ne ekonomi, te tilla si Amerika, te cilat jane ne rritje me ritme te arsyeshme. Me keq, normat afatshkurtra te interesit jane afer zeros ne shume ekonomi, ne menyre qe bankat qendrore nuk mund t’i ulin me teper vetem nese do te ndalen se shpenzuari. Armatimi i vetem vjen vjen vetem nga lehtesimi sasior dhe nga forma te tjera te shtypjes se hedhjes ne qarkullim te parave te reja.
Kercenimi global nga inflacioni i ulet eshte nje arsye e mire per shumicen e bankave qendrore qe lirojne politiken momnetare. Kjo eshte gjithashtu, ne nje afat me te gjate, nje mundesi per te pare rishikimin e objektivave. Por, problemi i menjehershem eshte zona euro.
Ekonomia e Evropes ka dobesi te medha ne themel, nga demografi te dobet ndaj borxhit te rende dhe per shkak te tregut sklerotik te punes. Por Evropa ka bere gabime te medha ne politiken ekonomike. Franca, Italia dhe Gjermania u jane larguar te gjitha reformave strukturore te rritjes. Zona euro eshte veçanerisht e ndjeshme ndaj deflacionit per shkak te insistimit te Gjermanise per masat shtrenguese dhe ndruajtjes se BQE-se. Edhe tani, me nje ekonomi kontraktuese, Gjermania eshte ende e fiksuar me reduktimin e deficitit per te gjitha qeverite, ndersa opozita e saj e lehtesimit monetar qe ka menduar BQE-ja, ne deshperim e dukshme e Z. Draghi, ka bere shume me pak sesa bankat e tjera te medha qendrore ne aspektin e lehtesimit sasior (pavaresisht nga levizja e kesaj jave per te filluar blerjen “e bonove te mbuluara”).
Nese ka pasur ndonjehere logjike per kete inkrementalizm, ajo tashme ka dale jashte. Si buxhetet qe tkurren dhe BQE qe lufton per te bindur njerezit se ai mund te ndale rreshqitjen e çmimeve, nje ardhje e deflacionit duket se eshte shume e mundshme. Shenjat e stresit kane filluar te shfaqen ne tregje dhe ne politike. Yield-et e obligacioneve ne Greqi jane rritur ndjeshem edhe mbeshtetja per te krahun e majte te partise Syriza eshte rritur. Franca dhe Gjermania jane ende ne “tregtimin” e goditjeve retorike mbi nje propozim te ri te buxhetit qe vjen nga Parisi.
Ne nje kor te bashkuar nuk dukesh
Nese Evropa eshte per te ndaluar ekonomia e saj te perkeqesohet, ajo do te duhet te ndaloje sjelljen e saj vete-shkaterruese. BQE ka nevoje te filloje me blerjen e bonove sovrane. Kancelarja e Gjermanise, Angela Merkel, duhet te lejojne Francen dhe Italine te ngadalesojne ritmin e shkurtimeve te tyre fiskale; ne kthim, keto vende duhet te pershpejtojne reformat strukturore. Gjermania, e cila mund te marre hua te holla ne normat negative reale te interesit, mund te shpenzoje me shume ne infrastrukturen e ndertimit te “shtepise BE”.
Kjo do te ndihmoje, por nuk eshte e mjaftueshme. Kjo eshte si ne vitet e para te debatit te Euros, perpara se zoti Draghi te marre ate qe ka kerkuar qofte edhe si gjysem-zgjidhje per te mos ushqyer vetem krizen. Diçka radikale eshte e nevojshme. Problemi eshte se ligji evropian ndalon shume zgjidhje qe sugjerohen ne tekstet shkollore, te tilla si: blerje te BQE te obligacioneve qeveritare te emetuara rishtazi. Alternativa me e mire edhe ligjore per te gjithe eshte nje rritje dramatike ne shpenzimet e infrastruktures me blerjen e bonove nga Banka Qendrore Evropiane. Keshtu Banka Evropiane e Investimeve do te mund te nise blerje te madhe (te themi 300.000.000.000 €, ose $ 383.000.000.000), zgjerimin e investimeve te tilla te shpejta, lidhjet nder-kufitare hekurudhore ose me shume tek integrimi i rrjeteve te energjise elektrike per te rritur te hollat, te cilat Banka Qendrore Evropiane do te mund te blejne ne tregun sekondar. Nje mundesi tjeter do te jete per te ripercaktuar rregullat e deficitit te BE-se eshte perjashtimi i shpenzimeve per investime, e cila do te lejoje qeverite per te drejtuar deficite te medha, perseri me BQE qe siguron nje menyre qe te ndihmoje.
Pas gjithe kesaj qendron problemi i vullnetit politik. Zonja Merkel dhe gjermanet duken te pergatitur per te marre veprime vetem kur monedha e vetme eshte ne prag te katastrofes. Gjate gjithe Evropes njerezit po demtohen. Ne Itali dhe ne Spanje papunesia e te rinjve eshte mbi 40%. Votuesit e kane shprehur zemerimin e tyre duke vendosur rendin ne zgjedhjet parlamentare te BE me pare kete vere. Nje tjeter renie ne humnere do te testoje durimin e tyre. Dhe nje here deflacioni e ka ekonomine ne nofullat e tij, dhe eshte shume e veshtire ta leshoje. Lidereve te Evropes po u mbaron koha.
Marre nga lapsi.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.