Vetëm një javë nga zbulimi i makinës elektrike Tesla Model 3, automjeti i parë komercial i disponueshëm për të gjithë konsumatorët në mbarë botën, qindra mijëra blerës kanë paguar 1,000 dollarё për të rezervuar makinën e cila do të debutojë në 2017-tën.
Sipas rezervimeve, i bie që deri më sot janë shitur makina të këtij lloj në vlerën e më shumë se 14 miliardё dollarëve ose 325,000 makina. Me një pagesë porosi prej 1,000 dollarësh, janë paguar plot 325 miliardё dollarё për një makinë e cila akoma nuk ekziston.
Elon Musk shkruante kështu në rrjetin social Twitter: “Me mbi 325,000 makina ose 14 miliardё dollarё porosi në javën e parë. Vetëm 5 % e porosive mund të realizohen pa kaluar në spekulime.”
Ai u shpreh se këto shifra janë marramendëse. Sipas analistëve, jo të gjitha rezervimet 1,000 dollarëshe do të konvertohen në porosi të vërteta. Edhe sikur të ishte gjysma e tyre, prej 150,000 automjetesh, i bie që Tesla të ketë shitur më shumë se çkanë shitur General Motors, Toyota, Ford, BMW dhe Volkswagen së bashku 5 vitet e fundit. Vetëm Nissan ka shitur më shumë, plot 200 mijë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto