Tesla dhe shitjet e saj në Hong Kong: 2939 në Mars, 0 në Prill

Tesla dhe shitjet e saj në Hong Kong: 2939 në Mars, 0 në Prill


Tesla CEO, Elon Musk

Sipas The Wall Street Journal, departamenti i transportit të Kong Kong-ut, regjistroi 2939 Tesla të reja në Mars, dhe 0 në Prill. Kjo, pasi një taksë e re për makinat elektrike u aplikua që nga data 1 Prill.

Lexoni: Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040

Kjo taksë aplikohet në momentin e blerjes së një makine të re, dhe në disa raste, kushton sa vetë makina. Deri para pak kohësh, ky treg ishte tepër atraktiv për Tesla, por ky ligj u aplikua për të mbrojtur atë që quhet traffic congestion.  Ky ligj, thuhet se do të qëndrojë në fuqi për vit, deri në mars 2018, por qeveria thotë se do ta rishikojë atë.

Në vend që ta kthejë mbrapa këtë ligj, qeveria ofron një ulje maksimale të taksës prej HK$97,500 ose rreth US$12,500.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

Numri i makinave Tesla të regjistruara, tregon se tregu reagoi mirë ndaj saj në muajt paraardhës. Në Dhjetor 2016 dhe Janar 2017, u regjistruan 168 Tesla për çdo muaj. Në Shkurt 590 dhe në Mars shpërtheu në 2939.

Këto lajme, reflektojnë edhe një herë rëndësinë e qeverive dhe incentivave të tyre. Në vitin 2016, Danimarka vendosi përsëri taksën për makinat elektrike dhe pa një rënie prej 68%. Por mbështetja e qeverive nuk do të jetë gjithmonë kaq shumë e nevojshme. Bloomberg New Energy Finance raportoi se deri në vitin 2025 bateritë do të jenë mjaftueshëm të lira që të konkurojnë me makinat me djegie të brendshme. Gjithashtu, parashikohet që makinat elektrike t’ia kalojnë atyre në 20 vitet e ardhme.

Lexoni: Tesla gati për të zbuluar Model 3

Tesla aktualisht është në një pozicion të çuditshëm. Kompania është gati të nxjerrë në treg Model 3, makinën e saj më të lirë. Por, gjithashtu është gati të nxerrë nga tregu modelet e saj luksoze më të vjetra. Vitin e kaluar, i vendosi vetes një qëllim tepër ambicioz. 47.000-50.000 blerje të Model S dhe X në gjysmën e parë të vitit 2017. Javën e kaluar, tha se kishte shitur 22.000 mjete në çerekun e dytë. Kurse në çerekun e parë, 25418 mjete.

Burimi: ArsTechnica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0