Teleskopi ESO-s (ELT) është një teleskop me bazë tokësore që do të ketë një pasqyrë kryesore 39 metra dhe do të jetë teleskopi më i madh në botë për dritën e dukshme dhe ato infra të kuqe.
Ndërtimi i këtij projekti po përparon me ritme të shpehta, ndërsa ka shkuar drejt përfundimit.
Teleskopi ndodhet në majë të Cerro Armazones në shkretëtirën Atacama të Kilit, ku inxhinierët dhe punëtorët e ndërtimit aktualisht po montojnë strukturën e kupolës së teleskopit.

Pasqyrat e teleskopit dhe komponentëve të tjerë janë ndërtuar nga kompani në Evropë.
ELT i ESO-s do të ketë një dizajn optik pionier me pesë pasqyra, duke përfshirë një pasqyrë kryesore gjigante (M1) të përbërë nga 798 segmente gjashtëkëndore.
Lexo:Kërkimi nënujor për një meteor të huaj, shkencëtari: Mund të jetë teknologji nga një qytetërim alien
ELT po përparon mirë në të gjitha frontet. Kjo përfshin jo vetëm sistemin e kontrollit dhe pajisjet e nevojshme për montimin dhe funksionimin e teleskopit, por edhe të gjitha sistemet e tjera të nevojshme për përfundimin e tij.
Teleskopi i ri i ESO-s pritet të fillojë aktivitetet e vëzhgimit në vitin 2028.
ELT e ESO-s do të merret me çështje astronomike me rëndësi të madhe si: a ekzistojmë të vetëm në univers? A zbatohen ligjet e fizikës për të gjithë universin? Si lindi yjet dhe galaktikat e para? Do të revolucionarizojë të kuptuarit tonë për universin dhe do të na bëjë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.