TeleShëndet - Mjekësia në telefonin tuaj! - Business Magazine Albania

TeleShëndet – Mjekësia në telefonin tuaj!

“Merre mjekun me vete kudo!”, kjo është motoja e shërbimit të ri të Sigal Uniqa Group Austria në Shqipëri. “Teleshëndet” është një aplikacion për telefona celularë (android dhe iphone) në mënyrë që sa herë të keni nevojë për t’u konsultuar me një mjek, të keni mundësi ta telefononi atë me video ose audio 24/7 dhe kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë.

TeleShëndet mund të përvetësohet shumë lehtë nëpërmjet AppStore dhe PlayStore. Ju shkarkoni aplikacioni dhe regjistroheni duke krijuar profilin tuaj. Ju do të keni mundësi të bëni konsulta me mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë. Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm dhe nga ai/ajo të merrni rekomandimin se cilin specialist duhet të kërkoni për t’u vizituar. 

Lexo: Nga 1 Korriku Zero tarifa “Roaming” në Ballkan

Ju keni mundësi të ngarkoni ezkaminimet tuaja mjekësore dhe të shkarkoni në kohë reale kartën tuaj mjekësore, ku keni të gjitha vizitat, këshillat dhe ilaçet e rekomanduara nga mjeku. Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj.

Gjithashtu me Teleshëndet ju përfitoni 10-50% ulje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL. 

Në mënyrë që të përfitoni nga ky shërbim, ju duhet të keni aktivizuar paketat “individuale” apo “familjare” të Sigal. Këto paketa janë 1-vjecare dhe aktivizohen duke u pajisur me një kartë, e cila shitet në çdo pikë të Autorizuar të SIGAL UNIQA. Ju mund ti blini këto paketa edhe në faqen në Web. 

Karta individuale mund të përdoret nga 1 person i vetëm dhe mjeku do të konsultojë vetëm simptomat e njërit anëtari në familje. Në mënyrë që mjeku të konsultojë edhe simptomat apo shqetësimet e anëtarëve të tjerë të familjes suaj, ju duhet të pajiseni me kartën Familjare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0