Nga 1 Korriku Zero tarifa "Roaming" në Ballkan - Business Magazine Albania

Nga 1 Korriku Zero tarifa “Roaming” në Ballkan

roaming

Duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti, tarifat e telefonisë nuk do të ndryshojnë nëse kaloni kufirin në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Majlinda Bregu, kreu i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ka shpjeguar uljen e barrës financiare për qytetarët dhe bizneset. Bregu gjithashtu ka kujtuar se në të ardhmen edhe tarifat e roaming me vendet e Bashkimit Europian do të zerohen.

Nga 1 Korriku i këtij viti qytetarët shqiptarë dhe ata nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë brenda gadishullit pa vuajtur tarifat roaming në shërbimet e telefonisë. Në krye të këtij procesi qëndron Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Majlinda Bregu, kreu i këtij institucioni ka folur për ‘Argument’ në televizionin SCAN, duke sqaruar jo vetëm regjimin e ri të 1 Korrikut, por dhe hapin tjetër të radhës.

“Prej datës 1 korrik tarifat e telefonisë celulare në roaming pra kur udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe tarifat e internetit do të jenë zero pra do të jetë i njëjti regjim i paketave që paguajmë në vendet tona edhe kur udhëtojmë dhe vizitojmë njërin prej vendeve të tjera të rajonit dhe besoj që tani është lajm i njohur për të gjithë. Kemi mundësinë që jo vetëm të mbahet një premtim i bërë ndaj qytetarëve apo të respektohet një marrëveshje rajonale, por nga ana tjetër i japim mundësi qytetarëve sidomos biznesit dhe të rinjve që mos të kenë më sikletin minimal për të fikur dhe ndezur telefonin dhe për të ndërruar dhe zgjedhur operatorin roaming, por deri te përfitimi kryesor që mos të kesh probleme dhe surpriza të dhimbshme kur merr faturën e telefonisë celulare. Përpos kësaj për ne është shumë i rëndësishëm ky moment dhe për këtë jemi duke punuar gjatë gjithë kësaj kohe që prej datës 1 korrik jo vetëm të kemi zerim të tarifave të roaming në ballkanit perëndimor, por të nisim dhe procesin për ndërtimin dhe hartimin e planit të punës për të ulur tarifat e telefonisë celulare nëpërmjet Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian,” u shpreh Bregu.

Lexoni: Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në Ballkan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0