Telegram lançon Stories për përdoruesit premium

Telegram lançon Stories për përdoruesit premium

Telegram po ndërmerr rritjen e “Stories” për përdoruesit premium. Kompania e konfirmoi lajmin në një tweet të publikuar të premten. Lançimi zyrtar për përdoruesit premium ndodh një muaj pasi CEO i Telegram-it, Pavel Durov, njoftoi se aplikacioni për mesazhe do të shtonte “Stories” në korrik. Për momentin nuk dihet kur Telegram planifikon të lancojë Stories për përdoruesit jo-Premium.

Në kohën e njoftimit, Durov tha se përdoruesit e kishin kërkuar këtë funksion për vite me radhë, duke theksuar se më shumë se gjysma e të gjitha kërkesave për funksione që merr Telegram janë lidhur me Stories. Kompania ishte kundër në fillm për shtimin e Stories sepse “janë tashmë kudo,” por donte të dëgjonte përdoruesit e saj, kishte thënë Durov.

Me Stories në Telegram, ju mund të vendosni se kush mund të shohë postimet tuaja, mund të zgjidhni të bëni historitë tuaja të dukshme për të gjithë, kontaktet tuaja, disa kontakte të zgjedhura ose një listë miqsh të afërt. “Stories” do të vendosen në një seksion të zgjerueshëm në krye të listës së bisedave tuaja.

Lexo:Përse disa shqiptarë duhet të kthehen në vend përtej vështirësive që Shqipëria ka?!

Përveç kësaj, mund të shtoni tituj dhe lidhje te historitë tuaja. Gjithashtu ka mundësinë të etiketoni persona të tjerë në historitë tuaja. Për më tepër, do të keni mundësinë të postoni foto dhe video të marrura me kamerën e përparme dhe atë të pasme, njëkohësisht, në një stil të ngjashëm me BeReal.

Mund të zgjidhni kur skadon “Story” juaj. Për shembull, mund të keni që historia të skadojë pas gjashtë, 12, 24 ose 48 orësh. Ose, mund të vendosni të shfaqni në mënyrë të përhershëme në faqen tuaj të profilit, në një mënyrë të ngjashme me atë se si Instagram ju lejon të shfaqni kohështrime të historive.

Durov më parë kishte thënë se pas testimeve të brendshme të Stories, edhe skepticët në ekipin e Telegramit kishin filluar të vlerësonin këtë funksion dhe që Telegrami tashmë nuk mund të imagjinojë shërbimin e mesazheve pa të.

 

TECHCRUNCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0