Telegram ekspozon adresën tuaj IP: Ja sesi ta parandaloni - Business Magazine Albania

Telegram ekspozon adresën tuaj IP: Ja sesi ta parandaloni

telegram

Aplikacioni popullor i komunikimit Telegram mund të zbulojë adresën tuaj IP, nëse thjesht shtoni një haker në listën e kontakteve dhe pranoni një telefonatë prej tyre.

Denis Simonov, një hulumtues sigurie, i njohur ndryshe si n0a, së fundi detajoi problemin dhe arriti të ndërtonte një mjet për ta shfrytëzuar atë.

Telegram ka 700 milionë përdorues në mbarë botën dhe gjithnjë është reklamuar si një aplikacion i sigurtë dhe privat komunikimi edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht se Telegram nuk është aq i sigurtë sa aplikacioni me enkriptim fundor Signal.

Fakti se, Telegram zbulon adresën tuaj IP tek njerëzit që keni në listën e kontakteve gjatë një thirrjeje zanore është ditur prej vitesh, por mund të konsiderohet diçka e re për përdoruesit jo-teknikë.

Arsyeja e zbulimit të adresës IP nga Telegram gjatë një thirrjeje ka të bëjë me përdorimin e  një lidhje peer-to-peer mes telefonuesve për të ofruar cilësi dhe vonesa të ulëta transmetimi.

Problemi i shfaqur është se adresat IP në të dy anët e telefonatës mbeten të zbuluara. Për të shmangur një gjë të tillë duhet të shikoni në Telegram’s Settings > Privacy and Security > Calls dhe më pas përzgjidhni opsionin Peer-to-Peer, siç është shfaqur në imazhin e paraqitur.

telegram-privacy-setting

 

pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0