Telefoni më i vogël 4G në botë ka një jetëgjatësi prej 3 ditësh dhe kushton vetëm 70$


Jeni lodhur nga telefonat gjigant? Kjo që do t’iu tregojmë është krejt e kundërta.

Jelly, i quajtur si telefoni 4G më i vogël në botë sipas Unihertz, është absolutisht minimalist krahasuar me telefonat si Galaxy S8 dhe iPhone7. Ekrani mund të duket i vogël, por ky është vërtet një telefon i fuqishëm.

I disponueshëm në ngjyrë të bardhë, blu ose të zezë, telefoni ka të gjithë parametrat e një smartphone-i normal Android dhe vepron me Android 7.0 Nougat me akses në shumicën e aplikacioneve të Google Play Store.

Ai ka një proçesor 1.1 GHz, deri në 2GB RAM, 16GB memorie (mund të zgjerohet deri në 32GB me një kartë microSD) dhe dy karta SIM nano. Kamera e tij e përparme është 2-megapixel dhe ajo e pasme 8-megapixel.

Megjithatë, karakteristika e tij më e mahnitshme është kohëzgjatja e baterisë. Unihetz thotë se përdorimi i saj arrin mesatarisht deri në 3 ditë nga përdorimi i përditshëm dhe deri në shtatë ditë nga bateria e vogël zëvendësuese 950 mAh. Fantastike kur e krahason me telefonat si iPhone 7 (1,960 mAh) dhe Galaxy S8 (3,000 mAh) që zgjasin vetëm 1-1,5 ditë me një karikim.

Unihertz shprehet se telefoni është i përsosur, ndyshe nga që smartphone i madh, i shtrenjtë dhe i hollë që është jopraktik. Jelly është i mirë për përdorim gjatë udhëtimeve, stërvitjes, ose për fëmijët.

Ja si duket Jelly krahasuar me një iPhone 7 Plus dhe një Coca-Cola:

telefoni-vogel-4g-ne-bote-ka-nje-jetegjatesi-prej-3-ditesh-dhe-kushton-vetem-70-businessmag

Telefoni u lançua në Kickstarter këtë muaj dhe tashmë ka arritur të grumbulloj më shumë se 180,000$. Çmimi i tij në Kickstarter është 69$ dhe çmimi i planifikuar i shitjes me pakicë është 109$.

/Mashable

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale