Nëse telefoni juaj celular ka rënë ndonjëherë në ujë ose e keni përmbytur me ndonjë lëng, nuk jeni i vetmi.Sipas portalit Science Alert, rreth 25 për qind e përdoruesve të telefonave inteligjentë janë përballur me këtë problem.
Për fat të mirë, kjo nuk do të thotë që ju keni shkatërruar telefonin celularë. Ekspertët këshillojnë që të përpiqeni ta ruani atë në disa hapa.
1. Fikni pajisjen menjëherë.
2. Nëse telefoni juaj celular është i papërshkueshëm nga uji, dhe e keni zhytur ose përmbytur atë me një lëng tjetër përveç ujit, ekspertët nga Apple dhe Samsung rekomandojnë ta shpëlani atë në ujë të pastër (por jo direkt nën çezmën sepse mund ta dëmtoni atë).
3. Fshijeni celularin mirë me peshqir ose një leckë të butë.
4. Shkundeni butësisht për të nxjerrë ujin nga vendi se ku hynë karikuesi, por kini kujdes që të mos e tundni shumë pasi kjo mund ta shtyjë lëngun më thellë në brendësi të telefonit.
5. Hiqni kartën SIM.
6. Përdorni një aerosol të kompresuar për të fryrë ujin. Mos e thani celularin shumë pasi nxehtësia mund të dëmtojë pjesët e gomës, si dhe ekranin.
7. Thani telefonin celular, posaçërisht vendet ku hynë karikuesi dhe kufjet.
8. Ruani celularin tuaj në një enë hermetike të mbushur me pako xhel silicë (këto janë paketat që vijnë me këpucë ose çanta të reja) ose tharëse të tjera për të ndihmuar në thithjen e lagështisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.