Telefoni Google Pixel së shpejti do të zbulojë nëse keni pësuar aksident me makinë dhe automatikisht do të thërrasë urgjencën » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 03/10/2019

Telefoni Google Pixel së shpejti do të zbulojë nëse keni pësuar aksident me makinë dhe automatikisht do të thërrasë urgjencën

Share
nga Eridon Elshani
Tet 03, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Google po planifikon të përditësojë aplikacionin e Informacionit të Urgjencës për telefonat e saj Pixel me një veçori që do të zbulojë nëse jeni i përfshirë në një aksident me makinë dhe automatikisht do të thërrasë urgjencën e t’u tregojë shërbimeve të urgjencës vendodhjen tuaj.

Siç është raportuar nga XDA Developers, Google ka përditësuar përshkrimin e aplikacionit në Google Play Store dhe ka ndryshuar emrin në ‘Personal Safety’ (Siguria personale) për të pasqyruar më mirë atë që bën.

Lexoni: Google dhe Levi’s prezantojnë një xhaketë të mençur që mund t’ju përgjigjet thirrjeve dhe të bëjë selfie

Aplikacioni do të përdorë akselerometrin e telefonit dhe mikrofonat për të zbuluar përplasjet e dyshuara të automjeteve dhe do të lëshojë një alarm të lartë me dridhje nëse duket sikur keni pasur një aksident.

Nëse nuk e ndalni alarmin shpejt, ai do të kontaktojë shërbimet e urgjencës në emrin tuaj, duke raportuar vendodhjen tuaj.

Lexoni: Për një Përvojë të Përsosur në Galaxy Fold, Samsung Punon me Google, Partnerë të Aplikacioneve dhe Zhvillues Android

Vlen të përmendet se, sipas Google, zbulimi i aksidenteve të makinave për momentin është në dispozicion vetëm në SHBA.

Shpresojmë se kjo do të ndryshojë me përditësimet e ardhshme, megjithëse ne presim që një lançim global kërkon kohë, pasi Google mund të ketë nevojë të ndërlidhet me shërbimet e urgjencës në secilin vend të botës për të bërë raportimin e vendndodhjes.

XDADevelopers