TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri. Ja sa vende të reja pune - Business Magazine Albania

TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri. Ja sa vende të reja pune

TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re që të shpie atje dhe vuri në dukje se, pas vendosjes së linjës energjitike dhe kanalizimeve në zonë, do të jetë koha për të nisur një fushatë marketingu për të thithur sa më shumë biznese.TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re që të shpie atje dhe vuri në dukje se, pas vendosjes së linjës energjitike dhe kanalizimeve në zonë, do të jetë koha për të nisur një fushatë marketingu për të thithur sa më shumë biznese.

Ai u ndal te punët që do të ofrojë Zona e Lirë Ekonomike dhe ftoi bizneset të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrje.

“Këtu bëhet fjalë për punët digjitale, data center, ose për punë automotive. Ne ndoshta nuk do prodhojmë makina të shtrenjtë, por pjesë të caktuara për to mund të prodhohen këtu, me punë që paguajnë rroga shumë më të mira se punët e tekstilit ose të këpucëve. Po targetojmë këto lloj biznesesh, ndaj nëse jeni pjesë e kësaj kategorie, ose nëse njihni biznese nga Japonia deri në Amerikë, që duan të transferohen këtu, do të përfitojnë disa incentiva. Incentiva e parë është pa TVSH. Kjo do të thotë se doganën do ta kemi këtu, zyrën e tatimeve dhe taksave po ashtu. Tjetra është që, 120% e investimit është e deduktuar, për efekt të investimit dhe për të incentivuar këtë zonë. E njëjta gjë vlen për shpenzimet që ka trajtimi, për sigurimet shoqërore, dhe ka kategori të ndryshme, në varësi të biznesit dhe të numrit të punonjësve që merr ai biznes, 2-3 vite të këtyre incentivave, për të filluar me një këmbë të mbarë dhe për të qenë aty për të ndihmuar bizneset që të hedhin rrënjë në Tiranë dhe të planifikojmë këtu një hapësirë të jashtëzakonshme punësimi”, deklaroi ai.

Sipas kryebashkiakut, gjatë verës do të nisë faza e dytë e punimeve, ku do të ndahen parcelat për secilin prej bizneseve. “Ne parashikojmë se në këtë stabiliment të madh do të punësohen 5 mijë banorë të zonës dhe të tjerë. Ky është vërtet një kampus i jashtëzakonshëm. Tani do të nisim fazën e dytë për konturimin e parcelave për secilin prej bizneseve”, përfundoi ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0