Të shesim me plan dhe jo me fat - Business Magazine Albania

Të shesim me plan dhe jo me fat

Të sheshim me plan

Odisea Gora, kontributor

Sot është një ditë e veçantë dhe do doja ta përdorja pikërisht për të ndarë me  ju mendimin tim, duke u ndalur në një nga temat më të rëndësishme, “Shitjet”. Të shesësh nuk është vetëm të presësh që një klient të vijë në derën e biznesit  tënd dhe të  kërkojë të blejë një produkt tëndin. Është ndryshe nga kjo. Të shesësh është art më vete. Të shesësh është të ngjallësh dëshirën tek klienti, të krijosh bindje në mendjen e tyre, ti dhurosh siguri, por edhe te arrish  suksesin në vetvete. Po, po,  fiks keshtu është. Më lejoni tju pyes : A mos valle produktet apo çdo gje qe ju keni blere, i keni marrë nga imponimi apo dëshira juaj e pavarur? Sigurisht qe nga dëshira, sepse keshtu funksionon, njerëzit ecin pas dëshirave.  Po cfare bën një shitës i sukseshëm? Fillon dhe i ngjall ato tek klientët e tij. Pikërisht ja përse këtë shkrim e kam quajtur  “Të Shesim me plan dhe jo me fat”.

Ekzistojnë 4 hapa ku ne mund te bazohemi për një shitje të suksesshme.

Po cilët janë këto 4  hapa?

1.) AK

2.) IMK

3.) ZK

4.) PK

AK- Analizimi i Kërkesës

Analizimi i kërkesës është procesi i mbledhjes së informacionit nga klienti dhe përpunimi i  tij për të ofruar një zgjidhje. Mënyrat për të mbledhur këtë informacion janë të shumta, por une do ju sugjeroja  që të mendojmë si klient dhe jo si shitës. Kështu do të keni mundësine të “miqësoheni” me të si dhe të fitoni qasje në besimin e tij dhe kur e arrijmë kërë ne kemi çelësin e derës së  mendimeve dhe dëshirave të tij. Pasi ti kemi marrë këto ne mund ti ofrojme klientit një zgjidhje të mirë.

Të mos harrojmë se drejtues të kosumatorit jane Nevojat dhe  Dëshirat.

Të gjithë klientët, pa përjashtim, ecin në rrugën e ketyre dy elementëve bazë të jetës së përditshme, dhe anasjelltas një shitës i suksesshëm i permbahet këtyre dy objektivave. Unë jam shumë i sigurt se nëse ne e dëgjojme një klient mbi nevojat edhe deshirat tij, do të kemi më shumë avantazh të krijojmë një analizë kerkese të klientit dhe nëqoftëse ne më pas  do të vazhdojme ti japim atij një arsye për ta blerë dhe një justifikim për ta blerë me shumë gjasa ai do e blejë atë produkt. Pra njerëzit nuk mund të perballojnë blerjen e një produkti që nuk e deshirojnë. Ky eshte çelësi : Nese njerëzit blejne atë që duan në momentin kur e dëshirojnë më shumë, atëhere ata do i shpenzojnë paratë e tyre me dëshirën më të madhe.

Por si mund t’i dallojmë dëshirat nga nevojat?

Për të kuptuar diferencën mes dëshirave dhe nevojave mendoj se duhet të hetoni pak rreth klientit. Mënyrën e hetimit jua sygjeroj sipas tipit tuaj, nuk rekomandoj të bëheni kopja e dikujt tjetër pasi ju jeni të veçantë në mënyrën tuaj dhe më besoni kur them se nuk ka një të dytë si ju.  Tregohuni të sjellshëm dhe transmetoni vëmendje rreth tij. Buzëqeshni dhe kur flisni shikojeni në bebe të syrit. Bëni pyetje,  për të mbledhur informacion dhe jo fakte. Tregojini atyre rreth vetes, tregoni diçka nga problematika e jetës tuaj dhe ai do japë nga e tija. Keshtu do kesh mundsine që ta kuptosh dhe të ndash nevojën nga dëshira edhe pse njerëzit shpesh i maskojnë të dyja dhe nëqoftese nuk arrini ti kuptoni ju do te keni shitje,  por ato do të jenë të dështuara. Dhe me shumë mundësi mund ta humbisni atë klient.

IMK – Informacioni Mbi Kërkesën

1.Nëse do të kesh informacion me bollëk mbi kërkesën e klientëve do të kesh edhe shitje me bollëk.

2.Informacioni është çelësi i suksesit për çdo shitës, mos e harroni këtë!

Ne shpesh herë i humbim klientët tanë sepse ne mëndjen tonë kemi fokusin qe ne duhet ta shesim këtë me patjetër dhe harrojme të mendojmë si një klient, [ bëhemi të pa arsyetueshëm ] nuk shohim problematikat dhe mendimet e tij. Dhe mbi te gjitha ç’është më e rëndësishmja harrojmë të mbledhim informacionin mi kërkesën e tij. Duhet ta kalojmë këtë fazë, duhet të ndezim dritën brenda vetes tonë per ta trasmetuar tek të tjerët. Ne duhet të tregojmë interesim për ta, t’i pyesim duke u treguar kështu të afërt me ta, të përdorim pyetje të drejtpërdrejta dhe të hapura, të bëjmë krahasime mes produktit tonë me atë të një kompanie tjetër.  Një shembull nga unë  : “Vjen një klient dhe pyet për një produkt , pasi ta kem dëgjuar dhe mbledhur informacionin e duhur , filloj trasmetimin e ndezjes  te “Llambës ” time tek ai duke ju drejtuar me një pyetje të hapur : A nuk do doje të mos kishe nevojë të shpërdoroje shumë lekë dhe të merrje dicka me leverdi per veten dhe familjen tende. Pergjigjja për këtë do ishte 97% pohuese.

Lexo: “Mendësia për sukses”. Intervistë me Anila Bashllarin për programin e saj më të ri të zhvillimit

Të gjithëve u intereson vetja dhe fitimet. Pastaj vazhdoj, më lejoni t’ju tregoj më shumë, duke vazhduar kështu me shpjegimin dhe krahasimin në të njejtën kohë. Në fund e mbyll me një shitje të sukseshme të shoqëruar me mirësjellje dhe buzëqeshje. Kështu ai mbetet në pozita “shoku” me mua. ”Në mbledhjen e informacionit mbi kërkesën është shumë e rëndësishme gjuha [ Komunimi jone] ,ne jemi ajo çka mendojmë dhe flasim dhe kur ne kemi një gjuhë arrogante nuk arrijmë të përmbushim dëshirat dhe nevojat e tyre [klientëve] atëherë shitja nuk realizohet dhe as klienti nuk do të ketë dëshirë t’ju dëgjojë.

ZK-Zgjidhja e Kërkesës

Pasi të kemi mbledhur informacionin e duhur rreth dëshirave dhe nevojave të klientit duhet të kujtojmë brenda vetes tonë: Ne as nuk i shpikim dhe as nuk i krijojmë kërkesat, dhe kjo nuk ka lidhje me shitjet, ne thjesht kemi zbuluar një nevojë apo deshirë qe ekziston tek klienti dhe në këtë moment duhet t’i japim një zgjidhje. Me pak fjalë; t’i ofrojmë një shërbim konkret duke i dhënë një zgjidhje mbi atë çka produkti bën për të. Le të mos harrojmë, një nga shitësit më të suksesshëm të këtij planeti, ZiG Ziglar, i cili në një fjalim rreth shitjeve të suksesshme ka thënë : “ Asnjë prej nesh nuk ble produkte. Ne të gjithë  blejmë produktet e produktit të cilat quhen të mira ose zgjidhje e kërkesës. Shkurrtimisht, ne nuk blejmë produktin, ne blejmë atë që produkti ofron për ne. [Shërbimin]” Këto fjale më kanë mbetur në mendje nga ai fjalim kaq madhështor.

Unë mendoj se një shitje e suksesshme është pikërisht ajo shitje që arrin të bëjë lidhjen mes klientit sipas deshirës, nevojës apo kërkesës së tij me produktin tonë. Kjo është shumë më e efektshme për një shitje të suksesshme. Ne nuk duhet të priremi të humbim kohën tonë apo të klientit duke i treguar se çfarë produkti është. Tregojini se çfarë, produkti mund të bëjë per ta dhe përse duhet ta blejnë. Justifikimi i dhënë me Arsye krijon në mendjen e tyre bindje, bindja lind dëshirën, ndërsa dëshira i tregon nevojës zgjidhjen e kërkesës. Tani ju sapo shitët një produkt duke fituar një klient. Ky është Sukses.

PK- Përmbushja e Kërkesës

“Zgjidhja e Kërkesës” është “Përmbushja e Kërkesës”.

Ju sapo fituat !

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0