“Mendësia për sukses”. Intervistë me Anila Bashllarin për programin e saj më të ri të zhvillimit - Business Magazine Albania

“Mendësia për sukses”. Intervistë me Anila Bashllarin për programin e saj më të ri të zhvillimit

Mendësia për sukses

Jetojmë në një moment në historinë e njerëzimit që ka informacion pothuajse për gjithçka: si të ushqehesh shëndetshëm; ushtrimet për të qenë fit, energjik dhe vital; si të gjesh personin e ëndrrave të tua apo të jesh në marrëdhënien e dëshiruar; si të jesh produktiv apo arrish një performancë të lartë; si të hartosh dhe realizosh objektivat si në jetën personale dhe atë profesionale; si të ulësh stresin dhe të ndihesh mirë, etj.

Por, edhe pse ka kaq shumë informacion, njerëzit po ndihen më shumë se kurrë të stresuar dhe në depresion; ndihen të palumtur dhe shpeshherë në marrëdhënie konfliktuale; ka një rritje të njerëzve që vuajnë nga mbipesha apo obesiteti në shifra alarmante – nga viti 1975 ka një rritje 3-fish dhe kjo rritje vihet re, jo vetëm tek të rriturit, por edhe adoleshentët dhe fëmijet në moshat mbi 5 vjeç.

60% e të rinjve të moshave 18-24 vjeç dhe 41% e të rinjve nga mosha 25-35 vjeç janë në një stres të vazhdueshëm për shkak të presionit për t’u bërë të suksesshëm;  ndërsa trendet e shëndetit mendor po bëhen shqetësuese nga viti në vit.

Pse ndodh kjo?

Truri ynë është dizenjuar në mënyrë të tillë që të na mbrojë dhe sigurojë mbijetesën (që nga njerezit e shpellave struktura dhe mënyra e funksionimit të trurit vazhdon dhe mbetet e njëjtë). Nuk është dizenjuar për të na bërë të suksesshëm. Në këto kushte, është e rëndësishme që ne të ndërgjegjësohemi së si të kemi një tru të shëndetshëm dhe mendje të qëndrueshme për të na ndihmuar të navigojmë shëndetshëm dhe suksesshëm në jetë.

Për këtë arësye erdha me programin “Mendësia për sukses”, i cili trajton pikërisht këto tema që na ndihmojnë të rrisim vetëdijen. Vetëdija na mundëson të kuptojmë mendimet tona dhe mënyrën e të menduarit; çfarë besojmë në jetë dhe si krijohen besimet tona; pse besimet na përcaktojnë personin që në bëhemi dhe si mund të krijojmë besime që na shërbejnë; ku gjenden zakonet e suksesit dhe çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe nga të tjerët, e kështu me radhë.

Pse mendoni se i nevojitet individit, shoqërisë?

Rezultatet që kemi sot pasqyrojnë mendësinë tonë, pra si kemi menduar dhe vepruar deri tani. Por, ato nuk janë fati ynë nëse ne punojmë me veten; krijojmë një mendësi të rritjes, e cila na ndihmon të bëjmë zgjedhje më të mira dhe si pasojë të kemi rezultate më të mira. Në mund t’i ndryshojmë rezultatet tona nëse ndryshojmë mënyrën tonë të menduarit, sjellurit, vepruarit dhe zgjedhjeve që bëjmë në jetë.

Pikërisht për këtë ju ndihmon edhe programi “Mendësia për sukses” – të mundeni të krijoni rezultatet e dëshiruara në jetën tuaj.

Cilat do të jenë ndryshimet e pritshme tek personat që e përvetësojnë këtë program?

Do të kenë një rritje të nivelit të vetëdijes mbi veten dhe mendësine e tyre, sjelljen dhe zgjedhjet që bëjnë në jetë dhe si pasojë rezultatet e dëshiruara.

Nëse rezultatet që kanë për momentin nuk janë ato të dëshiruarat ato mund t’i ndryshojnë ato.

Do të njihen me 10 parimet kryesore për një tru të shëndetshem dhe dihet që truri ynë është një nga asetet tona më të rendësishme që merr pjesë në gjithçka që bëjmë në jetë.

Do të mund të vëzhgojnë dhe kuptojnë cilat besime i drejtojnë në jetën e tyre dhe nëse ende nuk kanë arritur rezultatet e duhura, besimet janë në rrënjet e këtij problemi. Do të njihen me 7 hapa e thjeshtë se si mund të krijojnë besime të shëndetshme. Po ashtu, do të kuptojnë pse nuk janë produktivë dhe i shtyjnë vazhdimisht punët që kanë për të bërë. Do mësojnë që suksesi është në axhendën e tyre dhe si mund ta arrijnë atë.

Natyrisht, një nga mënyrat shumë efikase është meditimi. Në këtë program ju do të njiheni me hapa praktike se si meditoni dhe do të keni mundësi të trajnoni disa muskuj të veçantë të trurit, të cilët ju garantojnë jo vetëm suksesin por edhe lumturinë.

Unë jam habitur kur kam kuptuar se motorët që më motivonin në jetën time dhe më jepnin sukses kanë qenë “sabotuesit” e mi. Ato më garantonin suksesin, por jo lumturinë.

Si është aktualisht mendësia jonë për sukses?

Kryesisht njerëzit motivohen drejt suksesit nëpërmjet “sabotuesve”, modele të krijuara nga fëmijëria. Ato na drejtojnë gjatë gjithë jetës duke na garantuar sukses, por jo lumturi. Prandaj ka shumë njerëz të pasur sot në botë që ndihen të vetmuar dhe të palumtur.

Gabimisht jemi programuar të aktivizojmë modelet që na sigurojnë mbijetesën.

Nëse do ta përkufizoja çfarë mendësie kemi do thoja diçka të tillë:

“Ne funksionojmë në pjesën më të madhe të kohës në mënyrë të vetë pilotuar dhe nuk jemi të vetëdijshëm për mendimet, mënyrën se si ndihemi, sjelljen, zgjedhjet tona. Kur nuk arrijmë rezultatet e dëshiruara fajësojmë veten, të tjerët, ngjarjet dhe situatat pa kuptuar që ne kemi në dorë mekanizmin për t’i ndryshuar ato. Në përgjithësi kemi një mendësi fikse dhe e kemi shumë të vështirë ndryshimin, pasi nuk mundemi t’ia dalim vetë, por kemi nevojë për coach, mentorë apo trajnues në fushën e zhvillimit personal”.

Deri më sot kemi besuar që aftësitë ndërpersonale dhe të karakterit janë aftësi të buta “soft skills”. Në të vërtetë është e kundërta. Ato janë aftësi që mësohen me shumë vështirësi pasi nuk mësohen në nivel intelektual, por duke i praktikuar dhe përjetuar në një eksperiencë konkrete.

Mendoj që 4 fjalët më të dëmshme që ne përdorim vazhdimisht apo na pengojnë të rritemi janë fjalët: “Unë e di këtë”.

Për të gjithë ato që duan të krijojnë një mendësi të rritjes, realizojnë qëllimet dhe objektivat e tyre në jetë, programi “Mendesia për Sukses” është programi i duhur. Në këtë program kam sjellë mendimin më të avancuar dhe bashkëkohor në fushën e neuroshkencës, psikologjisë pozitive dhe sjelljes njerëzore; eksperiencat më të mira të liderëve në industrinë e zhvillimit personal-coaching dhe mentorim si dhe esperiencën time personale dhe të klienteve të mi që kanë arritur rezultate mbresëlënëse në jetën personale dhe profesionale.

Nëse doni të regjistroheni në programi klikoni Këtu

Për më shumë ndiqni videon 

Intervistoi: Albana Muçaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0