Të ruash traditën shqiptare, hapet një kafe-restorant me emrin “Labëri” në Suedi - Business Magazine Albania

Të ruash traditën shqiptare, hapet një kafe-restorant me emrin “Labëri” në Suedi


“Shqiptarët kanë treguar që dinë të integrohen kudo që janë vendosur, pa u shkëputur nga rrënjët e tyre,” u shpreh sot Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Lexoni: Shqiptari Gjergj Dollani hap “Cafe Chocolat”, biznesi që ndodhet vetëm pak metra larg Shtëpisë së Bardhë

Ai solli në vëmendje rastin e Labika Radogoshi-Komoni, e cila edhe pse jeton në Lund të Suedisë që prej moshës 8-vjeçare, ka ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët kudo në botë integrojnë kulturën dhe traditën shqiptare në aktivitetet që hapin.

Për të promovuar vendlindjen e saj ajo ka hapur një kafe–restorant me emrin “Labëri”, ku shërben specialitete të kuzhinës shqiptare.

burimi: ATA

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0