Të rinjtë nga Shkodra fitojnë vendin e parë në konkursin ndërkombëtar INTEL AI - Business Magazine Albania

Të rinjtë nga Shkodra fitojnë vendin e parë në konkursin ndërkombëtar INTEL AI

Ermin, Gerti dhe Endri janë tre të rinjtë e qytetit të Shkodrës, të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI.

Gjimnazistët e “28 Nëntorit” janë përshëndetur pvr fitoren e tyre nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama shkruar se të rinjtë kishin një super gjetje për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës të mësuesve të TIK.

“Mirëmëngjes, dhe me Ermin, Gertin dhe Endrin, tre të rinjtë e talentuar të Gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI, me super gjetjen e tyre për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator, përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës fantastike të mësuesve të TIK”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0