BE do të ofrojë internet falas për shtetasit e saj


Komisioni Europian këtë javë ka bërë një lajmërim sipas të cilit planifikonte që në vitin 2020 të sillte internet Wi-Fi falas në hapësirat publike për të gjitha vendet e BE.

“Ne propozuam sot pajisjen e çdo qyteti apo fshati europian me internet wireless falas duke filluar që nga viti 2020,” thotë presidenti i Bashkimit Europian Jean Claude Juncker.

Si pjesë e iniciativës së BE për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale, ka shumë plane që do të sigurojnë lidhjen me internet 5G në të gjithë unionin.

Për ta përmbushur këtë BE do të shpenzojë 120 milionë euro gjatë këtyre viteve për të pajisur parqet, sheshet, libraritë dhe vendet e tjera publike me Wi-Fi dhe autoritetet lokale do të jenë përgjegjëse për çdo kosto mbulimi.

Burimi: krokodili.al 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale