Të gjithë kritikojnë të gjithë. Po unë si jam? - Business Magazine Albania

Të gjithë kritikojnë të gjithë. Po unë si jam?


Nga Erald Pashaj, EPPC Albania & Kosovo ltd.

Çdo ditë dëgjojmë njerëz që kritikojnë të tjerët. Punonjës që kritikojnë nën zë punëdhënësin, shefin, kolegun, klientin, furnitorin, pa përjashtim çdo njeri që i lidh ose jo puna. Por, dëgjojmë edhe punëdhënësin që çdo ditë kritikon me zë dhe nën zë punonjësit: janë skandal, të papërgjegjshëm, nuk duan punën (jo nuk duan punëdhënësin, por nuk duan punën), nuk janë për gjë, etj. Dhe kjo vazhdon, e vazhdon pa asnjë përmirësim nga të dy palët, madje kanë gjetur ngushëllim duke thënë  se kështu është Shqipëria. Vetëm në Shqipëri është kështu! Dmth në Greqi, në Turqi, në Rusi, në Francë, në Itali dhe ku të doni ju, nuk është kështu, atje është mrekulli. Pra, punonjësit në këto vende janë të mrekullueshëm, ndërsa tek ne nuk bëhen. Kush ka punuar jashtë e di që këto nuk janë të vërteta. Por, sigurisht që në vendet e zhvilluara, ligji është shumë më shumë funksional dhe nuk lejon në radhë të parë punëdhënësin që mos të zbatojë ligjin, por edhe punëmarrësin që mos t’i shkelë ato. Ndërgjegjia njerëzore sot është ligjore.  

Lexoni: Mos u josh nga çmimi!

Në vendin tonë nuk zbatohet ligji nga punëdhënësit, por as nga punëmarrësit. Punëdhënësit nuk zbatojnë ligjin në lidhje me orët e punës, ditët e pushimit, pagën reale, afatet e njoftimit për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, kushtet e punës, sigurinë në punë, trajnimin e duhur, etj, dhe thonë se kështu bëjnë edhe kompanitë e tjera. Nga ana tjetër, punëmarrësit nuk zbatojnë rregullat e disiplinës, etikës dhe i shkelin në mënyrë të përditshme, nuk zbatojnë afatet e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës, nuk e kryejnë punën me cilësi dhe përgjegjësi, e nuk shqetësohen fare për këtë. Të dyja palët ngushëllohen duke e hedhur fajin tek pala tjetër dhe kështu duke qetësuar secila palë veten se vetë janë në rrugën e duhur.  Në fakt janë në rrugën e gjatë të shqetësimeve të vazhdueshme.

Disa pyetje vijnë natyrshëm për secilën palë dhe për çdo individ: “Unë vetë a kam ndonjë gabim? Sikur t’i ndreq një herë këto ‘huqet’ dhe veprimet jo-ligjore të miat dhe mos ndoshta pala tjetër ka të drejtë?”

Ne duam të ndryshojmë cilindo që na rrethon, ndërsa vetëm vetë nuk duam të ndryshojmë dhe përmirësohemi në asnjë drejtim, por vetëm të kritikojmë. Të kritikojmë këngëtarë, artistë, futbollistë, trajnerë, prezantues, gazetarë …  e kë të na dalë përpara dhe vetë sapo na jepet mundësia më e vogël bëjmë veprime të njëjta ose të ngjashme me ato që vetë kemi kritikuar.

Duhet të ndalojmë se kritikuari, sepse nuk na ka shërbyer aspak dhe në qoftë se duhet të kritikojmë, atëherë duhet ta fillojmë nga vetja, sepse kemi vend për t’u përmirësuar sa një det i tërë.

Çdo kritikues në radhë të parë duhet të kujtojë që bota nuk është perfekte, as ai/ajo nuk janë dhe duhet t’i bëjnë edhe një pyetje të thjeshtë vetes: – Po unë si jam?

Lexoni: Puna, Punëdhënësi apo Paga – Cila është më e rëndësishme?

Zgjidhja për të ulur dozën e kritikës ndaj botës, është përmirësimi juaj i vazhdueshëm. Cilido duhet të përmirësohet vazhdimisht në sjellje dhe në profesion. Ndryshimi në sjellje, sjell edhe ndryshimin profesional. Gjithësecili duhet të njohë më mirë vetveten, e kështu të përmirësohet, sepse këtë mund ta bësh. Pasi të përmirësohesh, gradualisht do të shohësh që të gjithë që të rrethojnë do të përmirësohen bashkë me ty.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0