Të gjesh pronë, programues nga shtëpia, akademi për mjekët dhe platforma për fermerët! Nismat e reja në “Startop” - Business Magazine Albania

Të gjesh pronë, programues nga shtëpia, akademi për mjekët dhe platforma për fermerët! Nismat e reja në “Startop”

Ide inovative që përfshijë lehtësi në blerjen e pronave, punën online, shitjen e produkteve bujqësore përmes teknologjisë dhe zhvillimin e aftësisë sipërmarrëse, u prezantuan ditën në  “Startop”. 

Përballë katër panelistëve: Antonela Hako, administratore e kompanisë Hako, Amarda Toska sipërmarrëse e Ami Event, Patrik Fetahu, ekspert i Start Up-eve dhe Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, u prezantuan katër nisma që synojnë, jo vetëm tregun shqiptar, por edhe atë të huaj.

Nisma e parë që u prezantua ishte nga Elvis Allmuça, sipërmarrës i “DUPRONE”. Ai shpjegoi listimin e pronave në shitje dhe atyre me qira, përmes një aplikacioni, i cili mundëson të kesh një qasje më të lehtë për blerjen apo vlerësimin e një prone.

Ky aplikacion, sipas Allmuçës, krijon zgjidhje interesante dhe facilitete për gjetjen e pronës.

“DuPron lindi totalisht nga një eksperiencë personale. Nëse dikush do të thotë duhet të shes një pronë duhet t’i drejtohet patjetër një vendi të njohur. Lindi idea e të krijuarit të një ideje tjetër të gjetjes së pronës, duke përdorur Google Maps, ku mund të shkojmë, pa pasur nevojë të takojmë personin me të cilin do të punojmë e ta shohim vetë. Me anë të aplikacionit mund të shohim zonën ku ndodhet prona, facilitetet që ka pranë. Me ngjyrë të kuqe janë pronat në shitje dhe me ngjyrë lejla ato me qira. Janë edhe ato të shiturat. Mjafton që ne të rrethojmë zonën ku e duam pronën dhe më pas na dalin të gjitha mundësitë në atë zonë. Në një vit ndërtim të aplikacionit, gjëja më e vështirë ka qenë ta bësh atë më të thjeshtë. Kemi stafin që bën një kontroll manual, por kemi dhe një sistem automatik që bën refresh të të dhënave.”– u shpreh Allmuça.

Lexo edhe: Nga revolucioni i “FinTech”, biznesi me pisha dhe aplikacioni për faturat. StarTop sjell katër ide të reja

Nisma e dytë e prezantuar nga Pamela Gruda, themeluese e AMPLE dhe e projektit “The Heal preneurs”. Kjo ka të bëje me një akademi në dobi të studentëve të mjekësisë, të cilët i ndihmon të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe komunikuese dhe që të mos mbesin në kornizën e një pune kufizuese.

Gruda u shpreh se kjo nismë është frymëzuar nga eksperienca e saj personale dhe përfshihen edhe elementë ndërkombëtarë për të trajnuar studentët, me lektorë që i ndihmojnë ata në lidhje me komunikimin me pacientin.

“Sipërmarrësit shërues”, themeluar nga AMPLE ka përzgjedhur 40 studentë nga degët e mjekësisë për aftësitë sipërmarrëse të të folurit në publik. “Kjo është frymëzuar nga historia ime personale, unë kam studiuar për farmaci dhe AMPLE është bebi im i parë. Lektorët kanë qenë një përzgjedhje, kemi përfshirë edhe elementë ndërkombëtarë që i trajnojnë studentët për aftësi sipërmarrëse e t’i çojë në tregje ndërkombëtare. Kemi pasur shumë kërkesa dhe më vijnë mesazhe në mënyrë të vazhdueshme. Jemi akoma në fazat e para dhe akoma nuk mund të them se kemi pasur histori suksesi, por kemi elementë potenciale. Platforma është origjinale, nuk është e kopjuar. Kërkimi shkencor do t’i ndihmojë ata të gjejnë veten, pse jo të qëndrojnë në Shqipëri për të krijuar një biznes inovator. Po të mos kisha këtë hapësirë edhe unë mund të kisha ikur. Unë nuk e gjeta veten në një punë të thjeshtë dhe kjo më ndihmoi shumë. Të gjithë lektorët që ne kemi zgjedhur, shpjegojnë pjesën e trajnimit, edukimit dhe komunikimin me pacientin.  Programi është dymujor. Tre fundjavat e para janë në Tiranë, më pas në Korçë dhe në Shkodër. ndërsa seancat e fundit janë tek për tek.”- tha Gruda.

Teknologjia është fusha më e zhvilluar në të gjitha aspektet kohët e fundit, ndaj nuk kishin si të mungonin idetë inovative edhe në këtë fushë, në “StarTop”

Anxhelo Sako, themelues i Wolf Teknologies, ka shpjeguar se si një platformë online mund të përfshijë programues nga vendi dhe rajoni, të cilët mund t’u shpërbejnë kompanive të ndryshme nga vendi dhe Europa.

Në  këtë platformë janë të përfshirë 100 individë nga Shqipëria dhe dhjetëra të tjerë nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

“Është e nevojshme të ketë një rrjet programuesish në Shqipëri. Ne tentojmë të përdorim një platformë ku të fusim të gjithë programuesit nga Shqipëria dhe rajoni me paga më të larta dhe ku mund të punojnë me projekte afatgjata. Një mundësi e mirë ishte pjesa e pandemisë, ku të gjithë punuan në një lock down. Kjo është edhe sfida jonë, të rekrutojmë punonjës dhe të shërbejmë si urë lidhëse e programuesve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me vendet e BE-së. Vetëm nga Shqipëria kemi 100 persona. Është shumë e rëndësishme për ne të filtrojmë programuesit në mënyrë që të garantojmë që klientëve tanë t’u garantohen të gjitha shërbimet e vlefshme. Ne funksionojmë si platformë ku programuesit mund të aplikojnë menjëherë në kompaninë që dëshirojnë dhe kompania pastaj kërkon kriteret e caktuara. Ne do të marrim info se çfarë kërkojnë kompanitë nga jashtë dhe të dimë se çfarë kërkon tregu vendas. Kështu do të bëjmë një akademi me kurse për trajnime të ndryshme. Synimi dhe klientela jonë është vetëm me kompani të huaja. Motoja jonë është që teknologjia nuk njeh kufij, nuk përjashtojmë tregun vendas, por platforma është e programuar për ofertat që vijnë nga jashtë pasi janë më interesante.”- tha Sako.

Në Bashkinë Dimal tregohet se mund të ketë hapësira për qytetarët që ta shohin vendin potencialisht të shfrytëzueshëm edhe me anë të teknologjisë për bujqësinë.

Rajmonda Shuka themeluese e “Farm and Market”, me anë të kësaj nisme të mbështetur nga Bashkia dhe Ministria synon krijimin e databasës të produkteve bujqësore të zonës, ku në fokus të saj është edhe trajnimin e të rinjve.

“Fram and Market synon menaxhimin e një platforme të modernizuar. Synon krijimin e një informacioni të detajuar për produktet që prodhohen në këtë zonë. Ne kemi arritur të krijojmë një sistem të konsoliduar. Drejtoria e bujqësisë ka arritur të deportojë në të gjithë sektorët dhe synojmë të reklamojmë këto produkte dhe presim oferta nga blerës të ndryshëm potencialë për blerjen dhe tregtimin, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm. Jemi në fazën e parë të implementimit të kësaj platforme. Kemi krijuar një strategji dhe nuk ka pasur kontestime në lidhje me fermerët. Rezultatet e para kanë qenë premtuese, por po i mëshoj faktit se fermerët e kanë përqafuar këtë ide. Ne synojmë të shtojmë edhe më shumë numrin e fermerëve të përfshirë. Është ngritur një grup në lidhje me metodologjinë e krijimit të kësaj platforme. Ka problematika, por suporti i bashkisë nuk do të mungojë financiarisht.  Jemi në fazën e kërkimit të blerësve potencialë dhe deri më tani ka rezultate potenciale. Ka qenë sfide tepër e madhe por mbështetja e ministrisë me dixhitalizimin e projekteve bujqësore na ka ndihmuar mjaft shumë.”– u shpreh Shuka.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0