Nga revolucioni i “FinTech”, biznesi me pisha dhe aplikacioni për faturat. StarTop sjell katër ide të reja - Business Magazine Albania

Nga revolucioni i “FinTech”, biznesi me pisha dhe aplikacioni për faturat. StarTop sjell katër ide të reja

Katër ide të reja të cilat synojnë jo vetëm tregun shqiptar, por edhe atë të huaj, u prezantuan në episodin e tretë të “Startop”. Në panel, Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Orgesa Kalemi, administratore e Cohl’s, Shkëlzen Marku, CEO dhe Co-founder “Growpreneur” dhe Shkamb Koshi, CEO i “Koshi Group”, dhanë opinionet tyre për idetë që u prezantuan në studio.

Të parët që prezantuan idenë e tyre inovatore ishin një çift. Ideja e tyre lindi nga nevoja për informacion të detajuar dhe për të lehtësuar marrjen e informacioneve.

Erald Hysa dhe Ina Deda, themeluesit e projektit “Fortes”, prezantuan sesi një aplikacioni virtual shërben për dhënien e infomacioneve të nevojshme dhe të gatshme për qytetarët, si për siguracionet, gjobat, taksat, e shumë të tjera.

Ne jemi munduar të mbledhim informacionin që gjendet në zyra, portale dhe drejtime të ndryshme. I bashkuam të gjitha bashkë. Në Ëebsite do gjeni çdo informacion të nevojshëm. Falë mbështetjes së Ministrisë zhvilluam një aplikacion, një hap që do të ndihmojë njerëzit që t’i kenë gjërat më të gatshme. Kolaudimi, taksat, për të ndihmuar dhe në uljen e kostove financiare. Gjobat nëse i paguajmë brenda 5-ditësh marrim ulje, dhe dërgojmë njoftim që kujdes keni marrë gjobë, paguajeni. Kjo do të shmangë futjen në faqet zyrtare të policisë. Ose duam të blemë një makinë të re, a ka pasur aksident, si mund ta shohim. A ka siguracion, etj. Kjo e bën qytetarin më të sigurt në blerjen e makinës. Deri tani ka 30 mijë përdorues”- tha Erald Hysa.

Megjithë idesë tepër inovatore, pati pikëpyetje nga panelistët, të cilët pyetën për sigurinë e të dhënave të tyre.

Unë si qytetar mund të kem një frikë, ky shteti ynë që le të dhënat e mia në dorën e një kompanie private. Ça ndodh me këto të dhëna”- ishte pyetja e Shkëlzen Markut.

Ne funksionojmë vetëm me të dhëna që na jep konsumatori. Ka një seksion se kush mund t’i përdorë këto të dhënat e tua, nuk gjenerohen nga të tjerët”- tha Eraldi.

Rasti i dytë, Bashkia Pukë ka marrë një fond nga Ministria e Sipërmarrjes që të rinjtë ta shohin vendin e tyre si një mundësi për zhvillimin e karrierës. Në studion e Startop ishin Ardisa Marashi dhe Elis Mehmeti. Ky i fundit shpjegoi sesi të rinjtë zhvillojnë ide të reja biznesi pas trajnimeve që ofron projekti.

Lexo edhe: “Startop”/ Nga platforma që ndihmon bujqit, tek prodhuesit e aksesorëve metalikë. Të rinjtë kërkojnë tregun global

Projekti synon të mbështesë të rinjtë duke ofruar trajnime. Do mbështeten grupet e reja siç është Ardisa. Grupi i parë ka mbaruar. Tani jemi në fazën e dytë të trajnimeve. Do marrim mbështetje për të bërë një plan të mirfilltë biznesi për t’I mbështëtur, do përfshihet edhe shkëmbimi i eksperiencave”- tha Elisi.

Të krijosh biznes me boçen e pishave, ishte ideja e Ardisës, vetëm 18 vjeçe.

Ideja është të krijoj një punishte për punimin e boçeve. Ato përdoren për shporta, ose dekorime psh. Nga informacioni që kam marrë në Shqipëri ka ca pika grumbullimi që eksportohen jashtë vendit, pse mos ta kemi edhe këtu”- tha Ardisa.

Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, dha më tepër detaje sesi funksionojnë këto projekte.

Studiohen profilet e bashkive, për të luftuar emigracionin bashkia erdhi me propozimin për të ngritur një qendër inovacioni. Të rinjve u krijohet mundësia. Kemi besim për shkak të studimit dhe rasteve të para. Ka të rinj që po korrin sukses jo vetëm këtu por edhe jashtë vendit. Nëse investohet në këto lokalitete të vogla pas studimit, këto investime edhe pse janë akoma modeste, mendojmë se është qasja e duhur”- tha Bilali.

Unë jam akoma në gjimnaz. Projektoj që në Tiranë të mbaroj fakulteti dhe pse jo të kthehem në Pukë që mund të ta ofrojë një inciative biznes”- shtoi Ardisa.

Akil Rajdho ishte personi i tretë i ftuar në Startop për të prezantuar idenë e tij inovative, për të cilën ndoshta jo të gjithë kemi informacion.

Ai prezantoi aplikacionin “POK”, që ka të bëjë me pagesat elektronike, të sigurta dhe të shpejta. Pagesat përmes këtij aplikacioni do të kryen duke procesuar kartat e kreditit dhe siç tha Akili, dhe i vetmi “konkurent” i këtij aplikacioni janë bankat.

Të kryesh pagesa ose transferta, në valuta të ndryshme, duket nuk ka qenë kurrë kaq e thjeshtë. Me POK, mund të paguhen gjoba ose fatura si në OSHE, UKT, etj, duke përdorur ‘portofolin’ tuaj digjital për të kursyer kohë dhe për të vepruar më shpejt.

Nuk ka rëndësi se në cilin shtet ndodhesh, nëse ke të afërm e të dashur në Shqipëri të cilët do t’i dërgosh, ose do të marrësh para, mund t’i kryesh me teknologjinë më të mirë që industria Fintech ka për të të ofruar, ishte kjo ideja e prezantuar nga Akili.

Unë jap përdoruese e POK, është në fillimet e tij por ka rezultuar shumë i besueshëm. Deri tani nuk është hasur asnjë problem, veccse mungesa e bizneseve ku mund të bëj pagesa përmes POK”- tha Orgesa Kalemi.

Verifikimin e të dhënave e bëjmë me partner të huaj. Ideja është një platformë hibride, te paguajnë në dyqane duke skanuar QR. Kjo bëhet vetëm në 7-8 minuta. Konkurenti jonë i vetëm janë bankat. Nëse Shqipëria po shkon drejt BE-së vende si Danimarka Norvegjia, pagesat i bëjnë me aplikacione të tilla. Kanë hequr përdorimin e kartës dhe përdorin aplikacione të tilla. Transfertat bëhen për 2 sekonda”- shtoi Akili.

As për idenë e katërt e prezantuar në Startop, me siguri nuk keni dëgjuar më parë.

“LekoTech”, prezantuar nga Nikolin Ngjela u vjen në ndihmë si kurrë më parë përdoruesve të automjeteve dhe demontuesve të tyre.

Tashmë demontuesit e makinave janë një një site digjital ku ju mund të vendosni të dhënat e pjesëve të makinës që ju duhet dhe mund ta gjeni atë shumë me lirë dhe më lehtë sesa në një dyqan fizik.

Platforma ka për qëllim të ndryshojë industrinë e demontuesve të mjeteve.

Softi u vjen në ndihmë demontuesve. Bëjmë më efektive operacionet e tyre të përditshme.Kemi zhvilluar një aplikacion mobile. Ju do mirëmbani makinën tuaj më mirë, do mund të gjeni pjesët dhe shërbimet që mund ti duhen një makinë, ofiçinë, parking, një elektroaut dhe një mekanik”- tha Nikolini.

Është shumë interesant se ky aspekt na prek të gjithëve”- ishte mendimi ‘unanim’ nga paneli i juristëve në Startop.

Kemi futur një modul që bën më të thjeshtë çmontimin e makinës, në dhjetor do e shpjegojmë produktin tonë në SHBA. Në aplikacion duhet të vendosësh makinën tënde dhe e bën më të lehtë procesin e gjetjeve të pjesëve”- shtoi Nikolini.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0