Të dhënat e subjekteve tregtare nga Ballkani Perëndimor, të disponueshme në platformën e përbashkët rajonale të regjistrit – BIFIDEX - Business Magazine Albania

Të dhënat e subjekteve tregtare nga Ballkani Perëndimor, të disponueshme në platformën e përbashkët rajonale të regjistrit – BIFIDEX

Platforma e përbashkët rajonale e Ballkanit Perëndimor e regjistrit të biznesit BIFIDEX, anëtare e së cilës është edhe regjistri tregtar i administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, është tashmë e gatshme  për përdorim me kapacitetin e saj të plotë.

Platforma BIFIDEX.com është një platformë rajonale për analizimin e të dhënave trgetare dhe financiare të shoqërive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe mundëson akses në të gjitha të dhënat statutore dhe financiare  të përafërsisht 1.5 milionë shoqërive dhe individëve nga regjistrat zyrtarë të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të i Zi dhe Bosnje-Hercegovinës (Republika Srpska).

Platforma BIFIDEX.coma  u mundëson përdoruesve të saj të analizojnë të gjithë tregun rajonal sipas industrive dhe treguesve financiarë të tij, si dhe të krahasojnë performancën financiare të shoqërive të ndryshme.

Lexo: Mënyrat inovative që familjet po ndjekin për të ulur sa më shumë koston e faturës së energjisë elektrike

Platforma gjithashtu mundëson një informacion të plotë mbi shoqëritë e lidhura dhe degët  në të gjithë rajonin.

Të dhënat, të cilat janë publike dhe lehtësisht të aksesueshme në regjistrat zyrtar, merren në kohë reale me anë të kërkimit drejtpërdrejt në bazat e të dhënave të regjistrave zyrtarë, dhe janë të disponueshme në të gjitha gjuhët zyrtare si edhe në anglisht, ndërsa analiza financiare është në dispozicion në të gjitha monedhat vendase dhe në euro.

BIFIDEX njofton përdoruesit e interesuar sa herë që ka një ndryshim të të dhënave për shoqëritë ose pronarët dhe administratorët e tyre në regjistrat zyrtarë.

Kërkimet për shoqëri dhe individë janë pa pagesë dhe çdo përdorues i sapo regjistruar i BIFIDEX merr një abonim vjetor promocional falas për të përdorur një numër të kufizuar shërbimesh. Pas skadimit të abonimit promocional, përdoruesit mund të përdorin disa nga abonimet tregtare duke filluar nga 60 euro.

Lexo: Bizneset shqiptare që shitën dhe blenë aksione gjatë 2 viteve të fundit

Platforma BIFIDEX po zhvillohet që nga viti 2017 si një iniciativë rajonale e regjistrave tregtar, që synon rritjen e transparencës, sigurisë juridke dhe lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë tregtare,  në tregun më të gjerë rajonal të Ballkanin Perëndimor.

Kjo nismë mbështetet nga të gjitha qeveritë e regjistrave pjesëmarrës dhe është zhvilluar dhe financuar me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondit të Mbretërisë së Bashkuar për Qeverisje të Mirë.

Krahas lidhjes rajonale të të dhënave të saj me platformën BIFIDEX, Qendra Kombëtare e Biznesit vazhdon të përmirësojë shërbimet për përdoruesit e saj me futjen e shërbimeve të reja për bizneset në Shqipëri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0