Të dëmtuarit e siguruar do të dëmshpërblehen

Të dëmtuarit e siguruar do të dëmshpërblehen


Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë siguruar pronën apo banesën dhe janë prekur nga tërmeti do të dëmshpërblehen.

Në deklaratë thuhet se kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës brenda një kohe të shkurtër. Më tej shtojnë se grupet e punës në terren të kompanive të sigurimit po punojnë për rikuperimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmeti.

“Siguruesi do të dëmshpërblejë të siguruarin për dëmin e shkaktuar. Detyrimi i siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar. Kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër”.

Shoqata shprehet se deri më tani, që nga tërmeti i 21 shtatorit të këtij viti, janë trajtuar qindra raste shtëpish të dëmtuara, dhe se të dhënat tregojnë se deri tani mbi 650 raste dëmesh me një vlerë mbi 250 milionë lekë, si edhe kanë në proçes edhe rreth 300 raste të tjera me një vlerë prej rreth 200 milionë lekë.

Lexo: Mbështetje pas tërmetit. Nga diaspora e Bostonit nis fushata gjithëpërfshirëse

“Por krahsuar me dëmet e tërmetit të 21 shatorit, dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fundit që preku vendin dhe pati dëme katastrofale, kapaciteti finanaciar i tregut të sigurimeve dhe nivelet financiare që ato kanë me kompanitë risiguruese nga më të mëdhatë në botë, garantojnë plotësisht pagesën e të gjitha dëmeve që u janë shkaktuar të siguruarve”, thuhet në deklaratë.

Tabela më poshtë jep një pasqyrim të objekteve të dëmtuara:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë:    5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)
Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0