TBU përzgjedh "Sipërmarrësit e së Nesërmes dhe Juristët e së Nesërmes 2018"

TBU përzgjedh “Sipërmarrësit e së Nesërmes dhe Juristët e së Nesërmes 2018”


Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të aktivitetit “Sipërmarrësit e së Nesërmes & Juristët e së Nesërmes 2018”, organizuar nga Tirana Business University, në ambientet e hotel Plaza.

Ceremonia nisi me një video motivuese, ku kishte në fokus sipërmarrësin, heroin e heshtur të kohës sonë që me pasionin dhe sakrificën e tij, arrin të motivojë personat që dëshirojnë të ndajnë pasionet e tyre me të tjerët.

Më pas fjalën e hyrjes e nisi Z. Artan Hoxha, presidenti dhe bashkë-themeluesi i TBU (Tirana Business University), i cili theksoi se kjo kulturë e re që po përhapet do të çojë përpara sipërmarrjen dhe brezin e ri. Ai jo vetëm i mbështet të rinjtë të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, por dhe i inkurajon ata të realizojnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.

Z. Hoxha gjithashtu tha se 22 studentë nga TBU janë tashmë pjesëmarrës të projektit IDEA, një projekt gjerman në mbështetje të sipërmarrjeve të reja.

Lexoni: “Sfida IDEA”, mbi 400 sipërmarrës të rinj në rrugëtimin e sipërmarrjes

Këto organizime sipas tij po rrisin koshiencën dhe rëndësinë e edukimit sa më të gjerë shoqëror në mënyrën e jetesës së atij që mendon, vepron dhe bashkëvepron.

“Sfidat po bëhen akoma më të mëdha, prandaj dhe përgatitja duhet të fillojë që sot,” thotë ai.

Në fjalën e tij një mirënjohje shumë e madhe shkoi për sponsorët dhe partnerët që kanë mbështetur këtë organizim këto 8 vjet.

Këtë vit si mbështetje e këtij eventi janë bashkuar edhe kompani të themeluara nga studentë të TBU. Kompani si: MAD BAZAR, NEOCHARGER, IMPACT Business Training, URBANUS, AIRIS SOLUTION, INSTANT.

Lexoni: Projekti NeoCharger, një nga idetë fituese të “The steps for creating a sucessful business”

Objektivi kryesor i “Sipërmarrësit e së Nesërmes & Juristët e së Nesërmes 2018” është punësimi dhe vetëpunësimi i këtyre të rinjve. Sipas tij sipërmarrësi është ai person që merr përsipër të gjitha sakrificat vetëm për hir të pasionit të tij, pra ti sakrifikon që të bëhesh dikush që shumë të tjerë ëndërrojnë të jenë.

Ai tha se “Në jetë ju keni vetëm dy zgjedhje, të jeni rrogëtar gjithë jetën ose të bëheni pronar i vetes tuaj. Ajo që ju zgjidhni do të përcaktojë edhe jetën tuaj.”

Për konkursin “Sipërmarrësit e së Nesërmes”, TBU ofroi gjithsej 12 kategori çmimesh për individë, 9 kategori çmimesh për ekipe dhe 2 kategori çmimesh speciale për ekipe.

Për konkursin “Juristët e së Nesërmes”, TBU ofroi gjithsej 6 kategori çmimesh për individë, 6 kategori çmimesh për ekipe dhe 1 kategori çmimesh speciale për ekipe.

Për çdo kategori të çmimeve u nominuan 6 kandidatë ku 3 u shpallën fituesit e çmimit. Krahas bursave që ofroi TBU, çmime të veçanta u dhanë dhe nga partnerët sponsorizues.

Çmimet premium ofronin bursë studimi 100% për fituesit për 3 vjet dhe për kandidatët një vit bursë 100%.

Dy çmimet premium të “Sipërmarrësit e së nesërmes” përfshinin:

  • Plan biznesi me mundësi të larta financimi
  1. Midalb
  2. F4
  3. Gexin
  • Plan biznesi i vetëzbatueshëm nga maturantët
  1. Numani 2
  2. AGAL
  3. Phylight

Në një prononcim për BusinessMag Oltjon Valisi, organizatori i këtij eventi tha se ky konkurs tashmë traditë për Tirana Business University pati këtë vit si të veçantë numrin e lartë të kompanive që mbështetën aktivitetin. Numërohen rreth 26 kompani që kanë dhënë mbështetjen e tyre në formë financiare, logjistike dhe teknike.

Ndërsa për numrin e aplikimeve dhe pjesëmarrësve ai tha se ky vit ka pasur një numër rekord regjistrimesh. Rreth 600 maturantë i janë bashkuar këtij edicioni pranë TBU, në skuadra apo si individë, ku kanë përformuar në harkun kohor prej 20 ditësh.

“Idetë kanë qenë brilante. Ka ide me këmbë në tokë dhe ide që ndoshta janë ide të mëdha për t’u vetërealizuar. Por ne i shohim dhe i vlerësojmë në dy dimensione, së pari sa këto ide biznesi janë të vetë realizueshme nga ata dhe sa nga këto ide biznesi janë të financueshme nga partnerët,” shprehet Oltjoni.

“Unë jam i suprizuar për faktin që jam pjesë e këtij kompeticioni për më shumë se 5 vite dhe ajo që shoh është se interesi është gjithnjë e në rritje. Idetë e biznesit fillojnë dhe diversifikohen edhe më shumë. Kjo më rrit besimin se këta të rinj do të arrijnë të bëjnë ndryshimin me projekte inovative dhe që janë të nevojshme për tregun shqiptar dhe më vonë edhe atë ndërkombëtar.”

Duke e mbyllur me një shprehje të Z. Artan Hoxha për të gjithë të rinjtë  “Me një mendje të zgjuar dhe një zemër të madhe shkon shumë larg.”

BusinessMag edhe këtë herë ishte e pranishme si media partnere e një aktiviteti që nxit dhe promovon sipërmarrjen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0