“Range Rover Experience”: Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit - Business Magazine Albania

“Range Rover Experience”: Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

“Range Rover Experience”: Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Nga një rrugëtim drejt rivierës së Jugut me Range Rover, te një kredhje në ujërat e kaltra me Mektrin Marine. Në një fundjavë që preku të gjitha shqisat, miqtë e Range Rover përjetuan një eksperiencë të kuruar me finesë nga Mektrin. Një udhëtim ku komoditeti, eleganca dhe mikpritja u ndërthurën mes tokës dhe detit. Ishte më shumë se një udhëtim; ishte një përjetim mes shijeve autoktone, aromave autentike, të kaltrës së Jugut dhe emocioneve të vërteta.

Dita nisi në ambientet e showroom-it të Mektrin, ku u prezantuan modelet më të fundit të Range Rover, përpara se flota të nisej drejt jugut të Shqipërisë. Ndalesa e parë ishte Kantina “Albanica” – një copëz Toskane në zemër të vendit. Vreshtat e gjelbëruara, ushqimet nga ferma dhe vera artizanale krijuan një mozaik emocionesh që e kthyen këtë ndalesë në një përvojë më vete.

Mektrin kishte përzgjedhur më të mirën për të vijuar: Marina Bay, një nga destinacionet më prestigjioze të rivierës shqiptare, ku luksi dhe eleganca bashkëjetojnë natyrshëm. Pritja në resort ishte vetëm hyrja në një pasdite të mbushur me ndjesi të veçanta. Një nga momentet më unike të kësaj eksperience ishte krijimi i parfumit personal nga të ftuarit.

Një simbol i kujtimeve, përkatësisë dhe finesës. Ashtu si një Range Rover, edhe aroma e përzgjedhur të shoqëron në çdo lëvizje.Kur dielli nisi të zbriste mbi det, gjithçka u kthye në spektakël. Pista e helikopterit në Marina Bay u shndërrua në një skenë gala. Tingujt e violinës së fuqishme të Olen Cesarit, i ftuari special i mbrëmjes, shoqëruan gotat që trokisnin dhe dritat që përthyeshin mbi valë. Arti, natyra dhe eleganca u shkrinë në një të vetme.

Dita e dytë solli freskinë e mëngjesit në Marina Orikum me flotën e Mektrin Marine në një udhëtim mes valëve të Jonit. Një flotë elegante me Cranchi, Skipper dhe Ranieri i priti të ftuarit për të përshkruar ujin e kristaltë nën ritmin e muzikës, drejt gjireve të Karaburunit. Ndalesa aty ishte pika finale e kësaj simfonie emocionesh. Qetësi, komoditet dhe ndjesia se koha ndalet kur gjithçka është në harmoni.

Lexo edhe:“Avenirs” – Kur teknologjia bëhet busull për zgjedhjet jetësore të të rinjve

Ajo që mbetet nga kjo fundjavë është një përjetim që ndjek aromën e verës, tingullin e violinës dhe shijen e detit. Një eksperiencë e krijuar ekskluzivisht për miqtë e Range Rover, që na rikujton se udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me destinacionin, por me çdo moment që të shoqëron përgjatë rrugës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0