Tavolinë e rrumbullakët me Ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe startup-et e ekosistemit - Business Magazine Albania

Tavolinë e rrumbullakët me Ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe startup-et e ekosistemit

Takim albaniaTech, Misistria per Mbrojtjen e Sipermarrjes

Pas miratimit të ligjit të startup-eve në parlamentin e Shqipërisë, Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me AlbaniaTech organizoi ditën e martë, 29 Mars 2022 një takim të hapur për startup-et. 

Në këtë takim u diskutuan hapat e mëtejshëm dhe idetë mbi aktet nënligjore mbështetëse të ligjit të startup-eve. Një pjesë e madhe e startup-eve të ekosistemit, por jo vetëm u bënë pjesë, të gatshëm për të shprehur nevojat e tyre si biznese në hapat e parë të zhvillimit. 

Migena Muslli, Drejtoreshë Inovacioni dhe Projektesh në agjencinë AIDA, tashmë edhe pjesë e ekipit të ministres Edona Bilali, bëri një shpjegim të detajuar mbi aktorët, të cilët janë pjesë e ligjit dhe kategoritë e ndryshme që do të përfitojnë mbështetje dhe grante nga fondi i qeverisë. Ajo shpejgoi se ndarja për kategoritë e startup-eve është momentalisht e parashikuar si: 

  1. Startupe në faza të herëshme (Early-Stage)
  2. Startup-e në fazën e rritjes, ku bëjnë pjesë ato startup-e, të cilët janë të regjistruar në QKB prej maksimalisht 1 viti. 
  3. Startup-e në zgjerim, ku bëjnë pjesë startup-e, të cilët kanë operuar në treg për një periudhë 1-3 vjeçare.

Shumë pika diskutimi u paraqitën nga pjesëmarrësit përsa u përket proceduarve të financimit, të regjistrimit si dhe kritereve të pranimit për mbështetje financiare, por jo vetëm. Themeluesit dhe drejtuesit e startup-eve dhanë mendimet e tyre në përmirësimin e ligjit dhe akteve nënligjore të tij. 

Ministria, Edona Bilali, u shpreh se takimet me të gjithë aktorët do të vazhdojnë në vijim të një përpjekjeje të përbashkët për të çuar përpara ekosistemin. Një takim i dytë me startup-et gjithashtu është në diskutim, për shkak të interesit të treguar në këtë takim. Vazhdoni të ndiqni Business Magazine për të qëndruar të përditësuar me informacione të reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0