Tatohet shitja e strukturave akomoduese nëpërmjet internetit - Business Magazine Albania

Tatohet shitja e strukturave akomoduese nëpërmjet internetit


Të ardhurat e realizuara nga ofrimi i shërbimeve në strukturat akomoduese nga individët apo tatimpaguesit nëpërmjet përdorimit të faqeve të rrjetit internet si Booking.com, Airbnb e të tjera të ngjashme, janë të tatueshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi se personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë të detyruar të jenë të siguruar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Lexoni: Shpi.al, startup-i shqiptar në industrinë e pasurive të paluajtshme

Ndërkohë DPT po monitoron informacionin e reklamuar në faqet e mësipërme të internetit, me qëllim identifikimin e atyre individëve, të cilët ushtrojnë këtë aktivitet pa qenë të regjistruar sipas dispozitave ligjore.

Sipas ligjit, çdo person që ofron shërbimin e akomodimit (hotelerisë), brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kryen një veprimtari ekonomike për të cilën është i detyruar të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Po ashtu, çdo aktivitet ekonomik i ushtruar në mënyrë të paligjshme, apo e ardhur e padeklaruar e siguruar nga ky aktivitet, konsiderohet shkelje dhe penalizohet në bazë të dispozitave të ligjit proçedurial.

Për subjektet që do të gjenden me shkelje bëhet bllokimi i së drejtës për të ushtruar aktivitetin ekonomik e pezullimi i lejes/liçencës për ushtrim veprimtarie për një periudhë gjashtëmujore.

Lexoni: “Airbnb”: Shqipëria, më e lira në Europë pas Maqedonisë

Subjektet penalizohen edhe në bazë të nenit 112 të ligjit për procedurat tatimore sipas të cilit, mosrespektimi i detyrimit për regjistrim apo detyrimit për përditësimin e të dhënave, dënohet për çdo shkelje me gjobë prej 10 000 lekësh për organizatat jofitimprurëse dhe për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe 15 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin.

burimi: ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0